“Për kë bien këto sirena?”; Ambulanca bllokohet për t’i hapur rrugë eskortës

ambu-1024x542

“Për kë bien këto sirena?”, është përshkrimi që regjisori Indrit Cobani i ka bërë kësaj videoje të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook.

 

Siç shihet më lart, ngjarja e dy ditëve më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është vërtetë e pazakontë:

Një ambulancë e bllokuar në unazë njofton përmes sirenave ndezur se ka një urgjencë. Efektivët e policisë rrugore janë në një distancë ku ky fakt konstatohet lehtësisht e megjithatë e mbajnë të bllokuar ambulancën për minuta me radhë. Kjo për shkak se aty do të kalojë eskorta e një delegacioni të huaj.

“Për minuta të tëra sot policia e shtetit bllokoi në trafik një urgjencë mjekësore duke i dhënë përparësi burokratëve me kollare….”, shkruan me nota ironie Indrit Çobani

Veç pandjeshmërisë njerëzore të treguar në këtë rast përballë një emergjence që mund të rrezikojë jetën e qytetarëve të sëmurë, kjo sjellje e policisë së shtetit sipas ekspertëve është edhe në kundërshtim me ligjin dhe kodin rrugor.

“Ambulanca bërtet dhe thotë hapini rrugën një njeriu që kërkon ndihme. Kishte një interval kohe përpara se të kalonte delegacioni që mund të ishte zbrazur trafiku dhe autoambulanca mund të kalonte. Polici nuk ishte aktiv për të ndihmuar autoambulancën për të kryer këtë shërbim” tha për TV Klan eksperti rrugor Gëzim Hoxha.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest