Organizata rinore në Pakistan që po fuqizon të rinjtë transgjinorë

pakistan
Foto: Pink News

Një grup prej 40 personash transgjinorë i janë bashkuar organizatës rinore “Boy Scouts” në Pakistan (PBSA) për të parën herë. Grupi i aktivistëve trans bënë histori duke iu bashkuar kësaj organizate rinore, me qendër në Karachi. Ishte hera e parë që në këtë organizatë bashkohen persona transgjinorë.

PBSA shprehet se është e lumtur që pjesëtarët transgjinorë janë bërë pjesë e organizatës pasi qëllimi i saj është të inkurajojë të rinjtë në aktivizmin e tyre.

Akuter Mir, një sekretare e organizatës shprehet se “Personat transgjinorë janë gjithashtu pjesë e rinisë dhe nuk duhet të diskriminohen për shkak të identiteti gjinor”. Farzana Jan është një prej advokueseve trans që promovon të drejtat e komunitetit trans. Në një intervistë për mediet Jan shprehet se është e lumtur që Pakistani i është futur një rruge drejt emancipimit.

Komuniteti trans në Pakistan ndeshet me një nivel të lartë transfobie. Vetëm në 2016 një grua transgjinore u qëllua për vdekje pasi refuzoi të kryente raporte seksuale. Pavarësisht vështirësive komuniteti ka mbetur i fortë dhe stoik në kauzën e tyre paçka rrethanave jo fort favorizuese./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest