Suedia nxit politikën e jashtme feministe në prag të lëvizjes #MeToo

12fee361f6234114e00d93b183588b4b5f03d5b60d6ce9cfa311acd083fd4480

Ministrja e Jashtme Suedeze Margot Wallström u zotua të bëjë presion mbi barazinë gjinore dhe feminizmin në deklaratën vjetore të politikës së jashtme.
Ajo tha se vjeshta ishte përmbledhur nga “një lëvizje e shquar që mund të përmblidhej me dy fjalë: Me too.”
“Gratë në të gjithë botën po neglizhohen kur bëhet fjalë për burimet, përfaqësimin dhe të drejtat,” tha ajo.
“Dhe kjo është arsyeja e thjeshtë pse po ndjekim një politikë të jashtme feministe me tërë forcën në të gjithë botën”.
Suedia filloi politikën e saj të jashtme feministe kur qeveria qendrore e majtë e Kryeministrit Stefan Löfven erdhi në pushtet në vitin 2014. Wallström theksoi se Suedia po punonte me edukimin e grave në Arabinë Saudite dhe Iran, duke krijuar debate sociale në Ruanda, Kolumbi dhe Afganistan.
“Suedia është një nga donatorët më të mëdhenj kur bie fjala për shëndetin riprodhues, nëpërmjet kontracepsionit, kujdesit të lindjes dhe abortit të sigurt”, shtoi ajo.
“Këta janë disa shembuj të politikës sonë të jashtme feministe dhe ne do të shikojmë se si do të na ndjekë bota.”
Ajo gjithashtu vuri në dukje se kishte katër herë më shumë faqe në wikipedia për burrat sesa për gratë, diçka që ambasadat suedeze në mbarë botën do të punojnë për ta ndrequr deri në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Wallström gjithashtu përfitoi niga rasti për të kritikuar Turqinë për inkursionin e saj “thellësisht shqetësues” në një pjesë kurde të Sirisë dhe veçoi Rusinë për rolin e saj në luftën e Ukrainës./A.A.

/thelocal.se

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest