Grafiti në rrugët e Tiranës në ditën e të dashuruarve: “Kush të rreh NUK të do!”

image15

Në ditën Shën Valentinit, Tirana është zgjuar me një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj grave. Një grupim feminist ka realizuar disa grafiti ku kundërshtohet me forcë tendenca e shoqërisë për t’i justifikuar vrasjet e dhunshme të grave me etiketimin “krim pasioni”.

“Krimi i pasionit është thjesht krim! Pasioni as nuk rreh, as vret!”, thuhet në reagimin e publikuar nga grupimi.

Reagimi i plotë:

“Gjatë gjithë vitit gratë dëgjojnë t’u thuhet: Kush të rreh të do!
Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: Fati i gruas janë lotët!
Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: “Grueja asht shakull për me bajtë”.
Ndërkohë çdo 14 shkurt, gratë shqiptare dëgjojnë t’u thuhet sa shumë i duan burrat i tyre, ato marrin dhurata, lule dhe çokollata.
Afërsisht çdo dy javë gratë vriten prej burrave të tyre me thika, sëpata dhe plumba.
Por dashuria e vërtetë nuk vret! Krimi i pasionit është thjesht krim! Pasioni nuk rreh, as vret!
Kush dashuron nuk ngre dorë ndaj njeriut që do! Kush të rreh NUK të do!
Prandaj Dashuro, Mos Vrit!”

#DashuriaNukVret    #Dashuromosvrit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest