Fermerëve të Korçës u mbeten prodhimet pa shitur, pezullojnë shkollën në shenjë proteste

korce

Fermerët dhe banorët e fshatit Orman në Korçë dolën sot në protestë pasi prodhimet bujqësore u kanë mbetur pa shitur. Mësimi në shkollën e fshatit është pezulluar pasi banorët kanë marrë masa për të mos i dërguar fëmijët në shkollë në shenjë revolte për situatën e krijuar.

Banorët e Ormanit fajësojnë qeverinë se po favorizon prodhimet e importit duke e çuar fshatin drejt një krize të rëndë ekonomike:

“Përpara dhjetë ditësh unë isha në Tiranë, atje vetëm 10 për qind ishte mall Korçe, i tërë malli që shitet është mall i jashtëm, nuk pyet më njeri për ne”, tha një prej banorëve.

Video: Banorët e fshatit Orman protestojnë për mos shitjen e prodhimeve bujqësore 

Një ditë më parë, ata paralajmëruan përshkallëzimin e protestës, duke nisur me bllokimin e shkollës e më pas me tubime përpara bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë.

Ditën e sotme nënkryetari i Bashkisë së Korçës ka shkuar në fshatin Orman, por banorët kanë refuzuar të flasin pa prezencën e mediave.

Banorët kërkuan një takim me kryebashkiaku ne Korçës dhe më një përfaqësi nga Ministria e Bujqësisë ku të dëgjohen kërkesat e tyre për produktet bujqësore të mbetura pa shitur.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest