Adam Rippon, sportisti i parë gej që përfaqëson SHBA në Lojërat Olimpike Dimërore

Adam_Rippon_Instagram_600_by_400
Foto:Twitter

Skiatori amerikan Adam Rippon u kthye në sportistin e parë që doli hapur si gej dhe që kualifikohet në Lojërat Olimpike. Rippon është një prej tre skiatorëve meshkuj që u kualifikuan në Lojërat Olimpike në Korenë e Jugut. Në këtë mënyrë Rippon kthehet në personin e parë gej që përfaqëson SHBA në Lojërat Olimpike Dimërore.

Mendoj se ditët e sotme është shumë e rëndësishme që të ndihesh krenar se kush je. Nuk mund ta besoj se çfarë kam arritur sot. Kur kthehem mbrapa në kohë mendoj se kur isha i vogël ëndërroja që një ditë nëse do të më jepej mundësia të arrija majat, do të rrëfeja historinë time, historinë e një djali gej” shprehet skiatori amerikan.

Por përpara kualifikimi të tij Rippon kishte tentuar tre herë të përfaqësonte SHBA në Lojërat Olimpike, duke u renditur në vendin e pestë në klasifikimin kombëtar në 2010 dhe në vendin e tetë në vitin 2014. Pas rezultatit të vitit 2014 Rippon e kishte menduar seriozisht të hiqte dorë nga sporti. Rippon bëri “coming out” në tetor të 2015. Rippon foli hapur për seksualitetin e tij në një revistë dedikuar skiatorëve, ku skiatori tregoi për stereotipet që ekzistojnë rreth sportistëve. Ja si u shpreh ai:

Të qenurit gej nuk është diçka që më përkufizon mua. Ajo çfarë përbën esencën e karakterit tim është ajo çfarë mamaja më ka mësuar: të trajtosh gjithësecilin me respekt dhe të punosh fort për atë që do. Por s’mund ta mohoj se njerëzit janë të obsesionuar me orientimin seksual. Njerëzit vdesin për thashetheme”./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest