Bermuda, vendi i parë në botë që rivokon ligjin për martesat gej

Screenshot from 2018-02-09 04-32-49
Foto: Twitter

Në një lëvizje të pazakontë, Bermuda ka rivokuar ligjin për martesat brenda së njëjtës gjini, pa mbushur një vit nga legalizimi i këtij ligji. Bermuda është bërë në këtë mënyrë shteti i parë në botë që rivokon një ligj që lejon çiftet brenda gjinisë së njëjtë të martohen.

Guvernatori i ishullit, John Rankin miratoi projektligjinin që kthen mbrapsht vendimin e vitit të kaluar të Gjykatës Supreme të vitit, vendim që i ka autorizuar martesat gej. Kritikët e kanë cilësuar këtë lëvizje si të paprecedentë sa i përket të drejtave civile. Por Ministri i Punëve të Brendshme, Walton Brown, u shpreh se legjislacioni i nënshkruar prej zotit Rankin përpiqet të balancojë kundërshtinë ndaj këtyre martesave në një vend konservator por njëkohësisht dhe përpiqet të aplikojë standartet europiane që sigurojnë mbrotjen dhe njohjen e çifteve brenda gjinisë së njëjtë në vend.

Senati i Bermudës dhe Shtëpia e Asamblesë e miratoi legjislacionin në dhjetor dhe një shumicë e votuesve i kundërshtuan martesat brenda gjinisë së njëjtë në një referendum. Tanimë ishulli i Bermudës ka vetëm një ligj që lejon bashkëjetesat civile për çiftet gej.

“Revokimi i këtij ligji ka për qëllim të gjejë një të mesme të artë midis dy grupeve në Bermuda që nuk mund të gjejnë marrëveshje mes tyre (konservatorëve dhe liberalëve), duke ritheksuar se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje teksa në të njëjtn kohë synohet të mbrohen të drejtat e çifteve brenda së njëjtës gjini,” u shpreh zoti Brown.

Organizata dhe grupet lobuese për të drejtat LGBT+ shprehen se e drejta e martesës e reduktuar në bashkëjetesën civile i kthen personat e komunitetit LGBT në qytetarë të dorës së dytë dhe mbetet e paprecedentë për juridiksionin në fjalë të heqë të drejtën për martesë, pasi është dhënë një herë./k.m/

Burimi: The Independent

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest