Gruaja e parë transgjinore në kopertinën e revistës britanike “Vogue”

Vogue
Foto: Kopertina e revistës britanike “Vogue”

Një modele, shkrimtare dhe aktiviste për kauza të ndryshme është bërë gruaja e parë transgjinore që bëhet pjesë e kopertinës së revistës prestigjioze “Vogue”.

Paris Lees është bërë pjesë e kryeartikullit të revistës, një artikull i cili fokusohet në celebrimin e 100 vjetorit që prej fitimit të të drejtës së votës nga gratë në Britaninë e Madhe. Në krah të Paris janë shkrimtarja Reni Eddo-Lodge, kryetarja e partisë britanike “Women’s equality Party” Sophie Walker, artistja Gillian Wearing, blogerja Dina Tokio si dhe themeluesja e revistës “Gal-Dem”, Liv Little.

Lees shprehu falenderime ndaj revistës që e bëri pjesë në një moment që ajo e ka cilësuar special, siç është 100 vjetori i lëvizjes suffragette. “Është çmenduri e vërtetë fakti që jam pjesë e kësaj reviste. Një fëmijë trans që bëhet pjesë e revistës. Kur isha e vogël nxënësit në shkollë më thonin se nuk do të arrija kurrë të bëhesha vajzë, më tregonin se kurrë nuk do të bëhesha e bukur, se nuk do të pranohesha kurrë për atë çfarë doja – ja ku jam tani në radhën e këtyre grave të fuqishme duke celebruar mbi të gjitha faktin se jam grua” shprehet Lees.

April Ashley, një prej britanikeve të para që iu nënshtrua kirurgjisë së ndryshimit të seksit, pozoi për revistën “Vogue” në 1950. Në atë periudhë të dalurit hapur për orientimin seksual apo identitetin gjinor nënkuptonte ti nënshtroheshe shtyllës së turpit. Kjo ndodhi pikërisht me Ashley e cila u cilësua nga shumë revista si trans në periudhën e viteve 60, duke e rritur stigm[n ndaj saj. Në 2017 revista franceze “Vogue” përfshiu një modele transgjinore në kopertinën e saj për të parën herë duke e kthyer në këtë mënyrë në një seri historike për revistën./k.m/

Burimi: BBC

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest