Artistja kosovare sfidon misogjininë nëpërmjet ilustrimeve grafike

blabla

 

Linda Dinaj është emri i artistes feministe nga Kosova që ka ardhur së fundmi në vëmendjen e rrjeteve sociale pasi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të trajtuar temën e seksizmit dhe të misogjinisë ndaj vajzave shqiptare.

Edhe pse është shpërngulur prej kohësh në Zvicër, ajo ndjen irritim për mendësinë patriarkale në Kosovë ndaj vajzave shqiptare, prandaj ka zgjedhur të nxjerrë në pah këtë fenomen nëpërmjet artit. Në një prej ilustrimeve të saj (foto më poshtë) Linda trajton fenomenin e “catcalling” pra kur një vajzë ngacmohet verbalisht me gjuhë seksiste teksa ecën në rrugë:

Screenshot from 2018-02-05 13-26-31

 

Në një tjetër punim, ajo tregon si vajzat shpeshherë paragjykohen për veshjen e tyre dhe bien pre e një gjuhe seksualisht objektivizuese:

blabla

 

Në një intervistë me Historia Ime, Linda tregon se si kultivoi dëshirën për të përdorur artin si mjet proteste ndaj stereotipeve gjinore:

“Gjithnjë më ka pëlqyer të vizatuarit, për mua ka qenë mënyra më e mirë për të shprehur veten. Fillimisht vizatimet e mia janë bazuar në jetën personale, në familje, në shoqëri etj. Për një kohë nisa të mbaj ditar dhe vizatoja në të sa herë që më kalonte ndër mend një ide për ti bërë bashkë dy kulturat në të cilat jam rritur: kultura shqiptare dhe ajo në perëndim”.

Stili i punimeve të Lindës, i ndërthurur me elemente të artit pop, të sjell ndërmend stilin autentik të revistave “Zines” të krijuara në Amerikë në lëvizjen feministe Riot grrrl”   gjatë viteve 90’ ku u hodhën dhe hapat e parë për feminizmin e ndërlidhur.

E pyetur pse ka zgjedhur pikërisht këto tema në punimin e saj, Linda shprehet:

Kam nisur të vizatoj për tema që më pengojnë në kulturën shqiptare, për shembull: statusi i vajzës, si paragjykimi është tërësisht banal ose ideja që martesa mbetet qëllimi dhe objektivi i vetëm në jetë për një vajzë. Edhe pse jam e ndërgjegjshme se është e thjeshtë të cekësh një problem por vështirë të jepet zgjidhja për të, kam vendosur të shpreh veten ashtu si ndihem dhe të shoh pas publikimit të këtyre punimeve që s’jam e vetmja që ndihet e irrituar”.

/k.m/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest