Adoleshentja vret veten pas bullizmit për orientimin e saj seksual

Pinkienews
Foto: Sophia Santos/ Facebook

Adoleshentja me emrin Sophia Santos është vetëvrarë në fund të muajit të kaluar për shkak të bullizmit konsistent që ajo po merrte së fundmi pasi bëri publike në Facebook orientimin e saj si biseksuale.

Hamendësohet se shumë persona i kanë thënë vajzës filipinase që të vrasi veten si dhe vajza është ndeshur me bifobi të vazhdueshme. Gjithashtu ndaj 17 vjeçares bëheshin shpeshherë komente negative për identitetin e saj gjinor. Czarine Santos, motra e të ndjerës, shprehet se largimi nga jeta i Sophias e ka lënë familjen të pikëlluar por dhe të inatosur njëkohësisht. Czarine tregon se bullizmi ekziston në të gjitha shkollat, pavarësisht statusit nëse është private, shtetërore, publike, private, katolike apo laike. Ajo shton se motra e saj doli hapur për seksualitetin në shenjë mbështetjeje për homoseksualitetin.

“Shpresoj se të gjithë do të marrin vesh nga rasti i motrës sime se fjalët mund të vrasin një person ndonjëherë. Për të gjithë ju studentë që keni ushtruar bullizëm ndaj motrës sime për shkak të pamjes dhe identitetit të saj gjinor besoj jeni më të kënaqur tani që keni shkatërruar të ardhmen e dikujt. Ju shkatërruat familjen time” shprehet Czarine.

Një studim i fundit ka anketuar rreth 5.000 studentë nga 97 gjimnaze në Nevada, SHBA. Risku për vetëvrasje është ngushtësisht i lidhur me eksperience traumatike të fëmijërisë. Këto eksperienca trauamtike përfshijnë ngacmim seksual, dhunën në familje dhe dhunën fizike nga një partner. Studimi tregon se personat LGB (lezbike, gej, biseksualë) janë më të predispozuar të përjetojnë trauma gjatë fëmijërisë së tyre. Rreth 50% e studentëve LGB u shprehën se kanë kaluar gjatë dy ose më shumë eksperiencash traumatike, krahasuar me 25% të studentëve heteroseksual./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest