Kompania “Amazon nxitet të zgjedhi qytete miqësore ndaj LGBT për zyrat e reja

Amazon expanding in Eastern Europe
 *Foto: Twitter

Advokues për të drejtat e komunitetit LGBT po i bëjnë thirrje kompanisë “Amazon” për të zgjedhur një qytet miqësor ndaj komunitetit LGBT për ndërtimin e zyrave të reja qendrore. Si pjesë e demonstratës që ka nisur të enjten, një aeroplan me një baner ku shkruhej “No Gay? NO way!” po fluturon pranë zyrave të kompanisë në Seattle.

Grupi i fushatës promovuese ka si pikësynim të nxisi gjigandin teknologjik që të zgjedhi për të ndërtuar zyrat e ardhshme në një vend, politikat legjislative të të cilit mbrojnë personat LGBT nga diskriminimi. Muajin e kaluar kompania bëri publike listën e 20 vendeve të kandiduar për ndërtimin e zyrave.

Nëntë prej vendeve të propozuara si përshembull: Atlanta, Austin, Columbus, Dallas, Indianapolis, Miami, Neshville, Raleigh dhe Northern Virginia janë vende që nuk kanë politika protektive ndaj diskriminimit të personave LGBT në sektorin e punës.

Në website-in e saj, fushata në fjalë e cilësoi kompaninë “Amazon” si një ndër kompanitë më promovuese ndaj komunitetit LGBT, duke cituar se ka qenë vokale në çështje si legjislacioni që diskriminon personat transgjinorë në SHBA etj./k.m/

Burimi: CBS

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest