Vajzat ‘e padëshiruara’ në Indi numërojnë në miliona, zbulon raporti i ri

A girl wrapped in a shawl looks on as she waits along with her mother for a train at a railway station on a cold winter morning in New Delhi

Preferenca tradicionale e familjeve indiane për djemtë mbi vajzat ka çuar në ekzistencën e miliona vajzave “të padëshiruara” në vend, vlerëson një raport i ri qeveritar.

Shumë prindër të etur për të patur djem, vazhdojnë të kenë fëmijë derisa të lindin numrat e dëshiruar të djemve, sipas një raporti të lëshuar të hënën si pjesë e anketës vjetore të ministrisë së financës. Shumë vajza lindin edhe gjatë këtij procesi. Raporti vlerëson se këto vajza “të padëshiruara” arrijnë shifrën e më shumë se 21 milionë. Ndërsa rriten, shpesh marrin ushqim më të varfër dhe më pak shkollim se sa vëllezërit e tyre.

Pavarësisht atyre vajzave “të padëshiruara”, raporti gjinor mashkull-femër në lindje i Indisë ende kalon në mënyrë të konsiderueshme në favor të meshkujve. Dhe nuk është përmirësuar edhe kur të ardhurat rriten. Raporti i shtrembër i kalon klasat socio-ekonomike. Edhe familjet në shtetet më të pasura indiane tregojnë një preferencë për të pasur djem.

“Sfida e gjinisë është e gjatë, ndoshta edhe mijëvjeçare, kështu që të gjithë aktorët janë kolektivisht përgjegjës për zgjidhjen e saj”, shkruajnë autorët e raportit. “India duhet të ballafaqohet me preferencën shoqërore … e cila duket imune ndaj zhvillimit”.

Për Indinë në tërësi, raporti i gjinisë në lindje është rreth 1,108 meshkuj për 1,000 femra. Në dy shtete me të ardhurat më të larta, Punjab dhe Haryana, raporti i gjinisë për ata që janë nga foshnjëria  deri në 6 vjeç është edhe më keq: 1,200 meshkuj për 1,000 femra. Raporti i seksit natyror në lindje është rreth 1.05 meshkuj për çdo femër, sipas raportit.

Si është prishur raporti meshkuj – femra në Indi? Testet për të përcaktuar seksin e një fetusi janë të paligjshme në Indi, por familjet vazhdojnë të testojnë dhe pastaj të bëjnë abortet selektive sipas seksit. Autorët vlerësojnë se këto aborte, në lidhje me normat e larta të vdekshmërisë së vendit për fëmijët femra, kanë çuar në një hendek gjinor prej rreth 63 milion grash, të cilat ata i klasifikojnë si “të zhdukura”.

Dhe megjithatë kërkuesit zbuluan gjithashtu se India kishte përmirësuar disa tregues të barazisë gjinore, duke përfshirë edukimin e grave dhe fuqinë e grave për të marrë vendime në familjet e tyre.

“Në një farë mënyre, pasi lindin, jeta e grave po përmirësohet, por shoqëria ende duket se dëshiron që më pak prej tyre të lindin”, shkruajnë autorët.

Raporti sugjeron disa arsye të mundshme për preferencën e Indisë për djemtë. Pasardhësit meshkuj kryejnë rituale fetare të rëndësishme për prindërit e tyre. Pronësia shpesh kalon tek meshkujt, ndërsa tradicionalisht pritet që gratë të lëvizin me familjet e burrave të tyre, duke marrë punën e tyre me vete.

Dërgimi i një gruaje të re tek burri i saj i ri me prikë, ka qenë e paligjshme në Indi për dekada, por shumë familje vazhdojnë ta praktikojnë këtë zakon. Kjo do të thotë që lindja e vajzave paraqet një barrë shtesë financiare për prindërit e tyre.

Autorët e raportit i bëjnë thirrje shoqërisë indiane si një e tërë për të reflektuar mbi këtë preferencë kulturore për djemtë – veçanërisht me faktin në rritje se kur gratë fitojnë kontroll më të madh personal dhe marrin pjesë në mënyrë të barabartë në fuqinë punëtore, kjo mund të nxisë ekonominë e një vendi të tërë.

“Vlerat e brendshme të barazisë gjinore janë të pakontestueshme,” shkruajnë autorët./A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest