Ekspozita “No silence” me fokus komunitetin LGBTQ “të harruar” në Europën juglindore

ekspo3
Foto: Carolina Dutch

Të lindësh dhe të jetosh në rajonin e Transnistrias në Moldavinë lindore si person LGBT është vështirë dhe shpeshherë e rrezikshme. Diskursi publik e konsideron homoseksualitetin si devijim nga normat shoqërore dhe shpeshherë nuk diskutohet mjaftueshëm për një temë të tillë. Në Transnistria rrallëherë flitet për orientimin seksual sikurse dhe për sulmet fizike mbi pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Artistja Carolina Dutch po përpiqet të thyejë “qetësinë” duke sjellur ekspozitën “No silence”, një cikël fotografik të pjesëtarëve të komunitetit LGBT me citime të tyre personale. Kur ekpozita fotografike ishte gati për të hapur dyert për vizitorët në Transnistria, një valë diskutimesh dhe kërcënimesh u përhap, duke sjellur anullimin e saj për shkak të presionit nga policia lokale – duke përfshirë kërcënime ndaj Carolës si dhe familjarëve të saj. “No silence” është dokumentari i parë fotografik dedikuar komunitetit LGBTQ në një prej rajoneve më homofobike të Europës juglindore.

Më poshtë janë shkëputur disa prej fotove të kësaj ekspozite ku gjenden dhe citimet përkrah personave të fotove përkatëse. Fjalët e tyre shprehin “luftën” e brendshme midis identitetit që ata ndiejnë dhe pritshmërive që shoqëria imponon mbi ta, një luftë për ti bërë vend vetes në një botë që ende nuk është gati ti pranojë ata:

 

 Nuk e dini se çfarë është panseksualizmi? Epo ja që unë jam panseksuale. Ne nuk interesohemi  për gjininë sa interesohemi për ngjyrën e syve apo flokëve. Për një panseksual nuk është me rëndësi personi që kemi përballë – mund të jetë djalë, vajzë, transseksualë, transgjinorë etj. Jemi në kërkim të ndjesisë që I bën bashkë njerëzit.
Nuk e dini se çfarë është panseksualizmi? Epo ja që unë jam panseksuale. Ne nuk interesohemi për gjininë sa interesohemi për ngjyrën e syve apo flokëve. Për një panseksual nuk është me rëndësi personi që kemi përballë – mund të jetë djalë, vajzë, transseksualë, transgjinorë etj. Jemi në kërkim të ndjesisë që i bën bashkë njerëzit.
 Jam e tërhequr ndaj djemve dhe vajzave njësoj. U bëra e ndërgjegjshme për këtë gjë në një moshë shumë të njomë kur e kuptova se po bija në dashuri me shoqen e klasës. Është një shprehje e komedianit të famshëm amerikan, Woody Allen I cili thotë: “Biseksualiteti dyfishon shanset që mos të mbetesh vetëm në një mbrëmje të shtune”.
Jam e tërhequr ndaj djemve dhe vajzave njësoj. U bëra e ndërgjegjshme për këtë gjë në një moshë shumë të njomë kur e kuptova se po bija në dashuri me shoqen e klasës. Është një shprehje e komedianit të famshëm amerikan, Woody Allen i cili thotë: “Biseksualiteti dyfishon shanset që mos të mbetesh vetëm në një mbrëmje të shtune”.

 

    “Nuk do të ndieja keqardhje për të vrarë një gej”, këto janë fjalët që vëllai më tha një ditë. E dija për homofobinë që ai ka ndaj gjithnjë jam munduar ta fsheh. Por ku vëllai im mësoi për orientimin tim seksual më duhet të largohesha nga shtëpia për shkak të kërcënimeve dhe dhunës fizike. Nëse s’do kisha mbështetjen e të dashurit tim, kjo histori do të kishte vdekur brenda meje.
“Nuk do të ndieja keqardhje për të vrarë një gej”, këto janë fjalët që vëllai më tha një ditë. E dija për homofobinë që ai ka ndaj gjithnjë jam munduar ta fsheh. Por kur vëllai im mësoi për orientimin tim seksual më duhet të largohesha nga shtëpia për shkak të kërcënimeve dhe dhunës fizike. Nëse s’do kisha mbështetjen e të dashurit tim, kjo histori do të kishte vdekur brenda meje.

 

 

Liria ime përfundon tek dera e shtëpisë. Nuk mund ta mbaj shtrënguar dorën e personit që dua, në publik. Imponohem të gënjej për atë se kush jam, çdo ditë. Përndryshe do më duhet të përballem me sfida që mund të cënojnë shëndetin, dinjitetin dhe situatën financiare.
Liria ime përfundon tek dera e shtëpisë. Nuk mund ta mbaj shtrënguar dorën e personit që dua, në publik. Imponohem të gënjej për atë se kush jam, çdo ditë. Përndryshe do më duhet të përballem me sfida që mund të cënojnë shëndetin, dinjitetin dhe situatën financiare.
/k.m/
Burimi:The Calvert Journal
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest