Dhuna ndaj gruas në Shqipëri në nivele të frikshme

women-abuse-south-africa-2-1536x1024

Sipas një raportimi që Policia e Tiranës bëri për TV Klan pas vrasjes së Ariela Murataj nga Aldison Belulaj, vetëm në vitin 2017 ka patur 178 denoncime nga gra dhe vajza kundrejt ish burrave apo ish të dashurve të tyre për përndjekje.
Gjithashtu bëhet e ditur se vetëm këtë muaj ka patur 5 denoncime të tilla. Sipas psikologëve, denoncime të tilla tregojnë emancipimin e shoqërisë tonë si dhe minimizimin e tragjedive siç ishte ajo e vrasjes së Arielës, por pyetja që shtrohet është, çfarë ndodh pasi bëhet denoncimi? Merret ndoshta një urdhër mbrojtje. Çfarë ndodh pasi merret urdhëri i mbrojtjes? Je me të vërtetë e mbrojtur, apo thjesht ndjehesh e tillë? Shifrat e dhunës së denoncuar nga gratë janë të frikshme dhe akoma më të frikshme janë historitë që përbëjnë ato shifra, për të mos përmendur dhunën e padenoncuar ndaj grave, por për të cilat dëgjojmë në kronikën e zezë të edicioneve të lajmeve./A.A.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest