Aktivistja kundër transgjinorëve përjashtohet nga partia politike në Angli

ExtraPhoto
*Venice Allan / Facebook

Një aktiviste e njohur për retorikën e saj kundër transgjinorëve është përjashtuar nga Partia e Punës (Labour Party) në Angli. Ndaj saj është nisur një investigim për bullizëm dhe gjuhë diskriminuese.

Venice Allan, një 43 vjeçare nga Londra jugore, nuk e gëzon më anëtarësinë në këtë parti politike pasi është përjashtuar për shkak të postimeve në rrjetet sociale. Allan njihet për kundërshtinë e saj publike ndaj të drejtave të komunitetit trans dhe ka qenë shumë vokale në rrjetet sociale për këtë gjë.

Postimet e saj kanë përmbajtje sarkastike dhe përbuzëse ndaj figurave të njohura transgjinore sikurse Paris Lees. Pas shpalljes zyrtare se është larguar nga partia, Allan tha në një postim tjetër në Twitter se nëse kjo parti politike vijon të mbështesi të drejtat e komunitetit trans, atëhere ajo është e lumtur që është përjashtuar.

Ajo vijoi: “Një postim që unë ndava me ndjekësit e mi për një të vërtetë biologjike, që gratë transgjinore janë biologjikisht meshkuj nuk mund të krahasohet kurrësesi me ngacmimin dhe bullizmin e shfaqur ndaj meje. Kam marrë me mijëra kërcënime dhe komente misogjiniste”.

Më pas Allan e cilësoi të qenurit transgjinore si pjesë e lëvizjes së “meshkujve” për të drejtat seksuale dhe u shpreh se është e vendosur që të vijojë fushatën kundër integrimit të transgjinorëve, pas përjashtimit të saj nga partia.

“Ky përjashtim nga Partia e Punës vetëm sa më bën më të vendosur për të vijuar fushatën në këtë çështje” u shpreh Allan. Një zëdhënës i Partisë së Punës u shpreh: “Vitin e kaluar rregulla të reja u prezantuan për të përforcuar qëndrimin e partisë kundër diskriminimit. Këtu përfshihet diskriminimi me bazë identitetin gjinor. Akuza për abuzim dhe diskriminim do të merren shumë në konsideratë, do të investigohen”. /k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest