Yance Ford është regjisori transgjinor i parë i nominuar për Oscar

GettyImages-874381122-650x433
Foto: Getty Images

Yance Ford është regjisori transgjinor i parë që fiton kandidaturën për Oscar në zhanrin e dokumentarit me metrazh të gjatë. Dokumentari me titull “Strong Island” rrëfen historinë e vëllait të Ford, i cili u vra në vitin 1992. Vëllai me emrin William, një 24 vjeçar me ngjyrë, u qëlllua për vdekje nga Mark Reilly. Ky dokumentar i prodhuar nga Netflix, është një cikël intervistash me familjen dhe tregon impaktin e vdekjes së William.

Dokumentari është emocionues në shumë pjesë të tij dhe regjisorit Yonce iu desh një dekadë për ta prodhuar atë. Gjatë dokumentarit shihet se vrasësit nuk i është dhënë hapësirë dhe tematika kryesore mbetet frika që mbartin personat me ngjyrë për shkak të diskriminimit në Amerikën e sotme.

Dokumentari gëzon popullaritet të lartë tek audienca, pasi në një prej faqeve kritike dhe vlerësuese ndaj filmave dhe dokumentarëve ai ka marrë një total prej 100% të pikëve. Përpara lançimit, dokumentari u nderua me Çmimin special të Jurisë në Festivalin Sundance të filmit. Ford ka postuar një video në rrjetin social Twitter ku tregon reagimin që pati ai së bashku me partneren kur mori lajmin e kandidimit për çmimin Oscar.

Më poshtë gjendet video e trailer-it të dokumentarit:

 

/k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest