Historia Ime – Gjetjet e monitorimit të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit  në media

monitorimi cover
*Monitorim i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese në median online

Historia Ime, publikon gjetjet e monitorimit të gjuhës së urrejtjes dhe/ose gjuhës diskriminuese në median shqiptare online. Monitorimi i realizuar për të tretin vit rresht ka për qëllim evidentimin e problematikës së gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese nga redaksitë e mediave online në këta tregues kryesorë:

  • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/diskriminuese
  • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përmbajtje diskriminuese/urrejtje
  • Të dhëna specifike mbi grupet apo individët më të prekur nga gjuha e urrejtjes/ diskriminuese si gjinia dhe grup mosha

Pjesë e këtij monitorimi të realizuar në periudhën Tetor-Dhjetor 2017 nga Pro LGBT dhe redaksia e “Historia Ime” kanë qenë këto katër media online:

  • Ballkanweb.com
  • GazetaTema.net
  • Opinion.al
  • Syri.net

Raporti i plotë i monitorimit “Gjuha e Urrejtjes dhe Gjuha Diskriminuese në Median Online”:

Monitorimi nuk ka për qëllim të bëjë krahasim midis mediave të përfshira, ndaj përzgjedhja ka qenë e bazuar në interaktivitetin e tyre, në trendin e klikimeve, linjës së tyre editorial si edhe ndikimit në opinionin publik dhe rubrikave të përbashkëta. Në këtë studim janë monitoruar 7730 artikuj në tre rubrikat sociale, politikë dhe kronikë, ndaj një tjetër kriter për përzgjedhjen e mediave online ka qenë ekzistenca e këtyre rubrikave.

11.9% e artikujve të monitoruar kanë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese

 Grafika nr 1
Grupi monitorues ka analizuar gjuhën diskriminuese dhe/ose atë të urrejtjes të shfaqur jo vetëm në përmbajtjen e tekstit, por edhe në elementet e multimedias (video, foto, audio) të përfshira në artikujt e publikuar të cilat janë klasifikuar si diskriminim indirekt. Nga 7730 artikuj të monitoruar janë gjetur 974 të cilët përmbajnë gjuhë urrejtje ose gjuhë diskriminuese.

Pesë temat kryesore të artikujve me përmbajtje të gjuhës diskriminuese/urrejtjes:

Një rëndësi e veçantë në këtë monitorim i është kushtuar edhe kontekstit dhe përmbajtjes së artikujve.  Bazuar në të dhënat“Global Media Monitoring Project” – një studim i Australian Press Council, është përdorur një sistem kodimi specifik për median online me 55 pika për të përcaktuar temat e artikujve të monitoruar.

  1. Politika të brendshme – qeverisja etj.
  2. Krime që klasifikohen si jo të dhunshme – Ryshfet, grabitje, vjedhje, drogë, korrupsion etj.
  3. Krime të dhunshme – Vrasje, rrëmbime, sulme, plagosje etj.
  4. Portretizimi në media i grave/ burrave
  5. Dhunë gjinore bazuar në zakone, dhunë në familje, marrëdhënie personalie, ngacmime ndaj grave, përdhunime, sulme seksuale, trafikim

grafika nr 3

Vetëm 0.73% e artikujve me gjuhë diskriminuese/urrejtje kanë autor:

grafika nr 4
Analizimi i të dhënave mbi burimin e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese në formatin e monitorimin tregon dy aspekte interesante të të dhënave. Në vetëm 9 raste nga 974 artikujt me gjuhë urrejtje/diskriminuese kanë një emër të qartë autori, fotografi apo firmë.

Gjatë monitorimit artikujt të cilët nuk i përmbajnë këto të dhëna janë klasifikuar si redaksional. Komentet, fotografitë, titujt apo shënimet redaksionale janë sipas të dhënave burimi kryesor, (51.14% të rasteve) i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese.

Në 48.12% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese vjen nga burimet, që në këtë monitorim janë konsideruar personat e cituar, pjesë të shkruara ku autori bëhet i qartë, apo burime të tjera dytësore ku autori është i evidentuar.

Gjuhë diskriminuese ndaj individëve apo grupeve shoqërore:

grafika nr 5

Në 52% të rasteve gjuha  e urrejtjes/ diskriminuese është e  drejtuar ndaj individëve ndërsa në 48% të rasteve iu drejtohet grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit Rom, grave, grupeve të caktuara për shkak të bindjeve politike dhe grupeve me etni të ndryshme).Duhet theksuar se në jo pak raste individët kanë qenë target për të sulmuar grupet shoqërore që përfaqësojnë.

Këto raste janë klasifikuar nga grupi i monitorimit si gjuhë urrejtje/ diskriminuese e drejtuar ndaj grupeve.

Në rastet kur gjuha diskriminuese dhe/ose e urrejtjes i janë drejtuar individëve janë marrë në analizë viktimat sipas grup moshave:

grafika nr 7

Grup mosha më e shpeshtë e viktimave të gjuhës diskriminuese dhe/ ose urrejtjes është 50 – 64 vjeç, kjo edhe për pasojë të volumit të lartë të lajmeve politike me personazhe të kësaj grup moshe. Megjithatë ajo që bie në sy është se ka një numër artikujsh ku viktimat janë nën 18 vjeç. Një specifikë e  hasur gjatë monitorimit të artikujve me personazhe të grup moshës “mbi 65 vjeç” është se shpesh kanë qenë viktima të diskriminimit për shkak të moshës.

Forma më e përhapur e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese: “Argumentime me të meta”:

grafika nr 6

Një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë monitorim i cili shërben për të treguar kontekstin dhe mënyrën si media përhap këtë përmbajtje është edhe pasqyrimi i formave të gjuhës së urrejtjes dhe/ ose diskriminimit. Ndër format më të shpeshta që janë hasur gjatë monitorimit është përdorimi i argumentimeve me të meta, (23.77% e rasteve) i cili shprehet përmes shtrembërimit të deklaratave dhe nxjerrjes jashtë kontekstit, në pjesën dërrmuese të rasteve kjo formë është hasur në lajmet që lidhen me politikën dhe akuzat e ndërsjellta të kundërshtarëve.Një tjetër formë e hasur shpesh është gjuha që përkrah dhe nxit dhunën, rastet kur ajo përdoret janë kryesisht lajme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, rastet e krimeve të dhunshme në familje dhe raportimit mbi gratë viktima të përdhunimeve dhe abuzimit.

Kliko kët për të shkarkuar Raportin e Plotë

/l.k./

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest