Gratë e Davos tregojnë sa është arritur, dhe sa larg barazisë gjinore ende jemi

Shtatë gra të shquara kryesuan këtë vit Forumin Ekonomik Botëror; Drejtoresha e FMN-së Christine Lagarde, Kryeministrja norvegjez Erna Solberg, shefja ekzekutive e IBM-it Ginni Rometty, pionierja e bamirësisë e grave indiane Chetna Sinha, drejtoresha e përgjithshme e CERN-it Fabiola Gianotti, sekretarja e përgjithshme e konfederatës së sindikatës Sharan Burrow dhe Isabelle Kocher drejtoresha ekzekutive e energjisë elektrike franceze Engie.

Ka pasur shumë biseda përpara Forumit Botëror Ekonomik të këtij viti për faktin se do të bashkëkryesohet nga shtatë gra. Në një nivel, kjo ishte një deklaratë se sa larg barazia gjinore ka arritur në Davos, por gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe sa rrugë ka ende për të bërë.

Raporti i Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2018 sugjeron që me ritmin tonë të tanishëm të progresit, botës do ti duhen 217 vjet për të arritur barazinë gjinore globale në fusha të tilla si pjesëmarrja ekonomike dhe mundësitë, fuqia politike, qasja në mundësi të barabarta arsimore dhe shëndetësore.

Në këtë forum, një fjalim mbresëlënës mbajti edhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau i cili tha:

“MeToo, Time’s Up, Marshimi i Grave – Këto lëvizje na tregojnë se kemi nevojë për një diskutim kritik mbi të drejtat e grave, barazinë, dhe fuqitë dinamike të gjinisë. Ngacmimi seksual për shembull, – në biznes dhe në qeverisje- është një problem sistematik dhe është i papranueshëm. Si lidera, ne duhet ta njohim si problem dhe të veprojmë për të treguar se me të vërtetë Koha Mbaroi(Time’s Up). Ne duhet të kemi një proces të mirëkuptuar, të vendosur për të paraqitur akuzat e ngacmimit në vendin e punës, dhe kur vijnë këto ankime, duhet t’i marrim seriozisht. Ndërsa gratë ngrenë zërat e tyre, është përgjegjësia jonë ti dëgjojmë, dhe ç’është më e rëndësishmja ti besojmë. Trajtojini këta shembuj si fundamentalë, si ndërrime thelbësore në mënyrën se si veprojmë.”/A.A.

/Burimi: fnlondon.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest