Në Prishtinë po lançohet linja telefonike me synim parandalimin e vetëvrasjeve

AM_Bindi_hotline_001-768x512
Foto: Bind Skeja në zyrat e  QIPS / © Atdhe Mulla

Një organizatë në Kosovë po mbledh fonde me qëllim krijimin e një linje telefonike, e cila do të funksionojë si shërbim për shëndetin mendor. Urgjenca për një shërbim të tillë vjen si pasojë e rritjes së tentativave për vetëvrasje që prej vitit 2004.

Deri më tani në Kosovë nuk ekziston një kanal që ofron konsulencë për shëndetin mendor, kështu që një organizatë po punon për të themeluar një shërbim social me rrjet vullnetarësh për parandalimin e vetëvrasjeve. Edhe pse statistikat dëshmojnë se për rajonin mesdhetar niveli i vetëvrasjes është më i ulët krahasuar me nivelin botëror, të dhëna nga policia kosovare konfirmon se një rritje e konsiderueshme e tentativave për vetëvrasje vihet re këto 14 vitet e fundit në Kosovë.

Bind Skeja, themelues i “Center for Social Information and Improvement” (e njohur ndryshe QIPS) në Kosovë shprehet se u shokua kur mori vesh për mungesën e një linje telefonike të tillë. Kjo e shtyu atë të krijonte një të tillë në vendin e tij.

“Kur u ktheva në vendlindje nga studimet e mia në Britaninë e Madhe, ne e nisëm ideimin e organizatës dhe punuam intensivisht për të” shprehet Skeja. Bindi është shkolluar në degën e psikologjisë eksperimentale në Universitetin e York. Organizata që ai ka themeluar po punon ngushtësisht me fondacionin “World Trauma Foundation”, një organizatë me qendër në Holandë. Sfida qendrore mbetet financimi.

Skeja shpreson që kjo linjë telefonike të kthehet në funksionale sa më shpejt brenda këtij viti. Telefonatat do të zhvillohen në anonimitet të plotë dhe Skeja shpreson që brenda tre vitesh ta ndërtojë këtë linjë funksionale 24 orë për të 7 ditë të javës./k.m/

Burimi: Prishtina Insight

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest