Natalie Portman tregon tmerrin se si është seksualizuar në moshën 13 vjeçare

908253304.jpg.0

Në një fjalim të shtunën në marshin e grave në Los Anxhelos, Natalie Portman u hap për mënyrën se si ishte seksualizuar pas daljes së filmit të saj të parë. Ajo ishte 13 vjeçare në atë kohë.

Aktorja, tani 36 vjeç, kujtoi se ishte e etur të dinte se si njerëzit do t’i përgjigjeshin punës së saj në “Léon: Profesionisti”.

“Hapa e lumtur e-mailin e parë nga fansat, dhe lexova një fantazi përdhunimi që një burrë më kishte shkruar”, tha fituesja e Oskarit në marshim, siç u transkriptua nga CNN.

Ajo përshkroi raste të tjera të objektivizimit seksual me të cilin ajo u përball menjëherë pas daljes së filmit, duke përfshirë edhe kritikët e filmave që flisnin për “gjinjtë e saj të lulëzuar” dhe stacionin e saj lokal të radios që filloi numërimin e ditëve deri në ditëlindjen e saj të 18-të, “datë në të cilën do të ishte e ligjshme të flihej me të”.

“Kuptova shumë shpejt, edhe si një 13-vjeçare, që nëse doja të shprehesha seksualisht, do të ndjehesha e pasigurt”, tha Portman, e cila kishte veshur një bluzë të lëvizjes Time’s Up. “Dhe se burrat do të ndjenin se do të kishin të drejtën për të diskutuar dhe objektivizuar trupin tim deri në parehatinë time më të madhe.”

Portman tha se zgjodhi ta luftonte këtë duke ndërtuar një reputacion si një aktore “e kujdesshme, konservatore, e zymtë, serioze”. Ajo madje refuzoi role në të cilat kishte skena të puthjeve në mënyrë që të ndihej e sigurtë.

“Ndjeva nevojën për të mbuluar trupin tim dhe të pengoja shprehjen dhe punën time për ti dërguar mesazhin tim botës: se unë jam dikush i denjë për siguri dhe respekt,” tha ajo. “Përgjigjja ndaj shprehjes sime, që nga komentet e vogla rreth trupit tim deri në deklarata më kërcënuese, shërbeu për të kontrolluar sjelljen time në një mjedis terrorizmi seksual”.

Në nëntor, Portman foli me Vulture për mënyrën se si ngacmimi seksual është aq i rrënjosur në industrinë e filmit dhe shoqërisë në përgjithësi aq sa kur tregimet e tjera të grave filluan të shfaqen në fund të vitit 2017, ajo nuk e njohu menjëherë ndryshimin me përvojat e saj.

“Unë isha me mendimin se nuk kam një histori,” tha ajo për Vulture, “dhe pastaj, ‘Oh prit, unë kam 100 tregime.’”/A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest