Trashëgimtar i varfërisë…

child-poverty-poor-hands-outstretched

 

Prakticiteti është fryma e lirisë dhe mbijetesës. Po a ja thua dot një fëmije çfarë e ardhme e pret?

Shkëlqimi i syve të tyre më preken plagë , për ti dhënë të ardhmen që meritojnë. Më rikthyen pas në fëmijëri me buzëqeshjen e pafajësisë . As unë nuk e dija se çfarë e ardhmja do kishte rezervuar për mua. Mes vuajtjes së skamjes sakrificës arrita të diplomohem me krenari. Por duhej ta paguaja me heqjen e shijimit të moshës së fëmijërisë . Pagesa u bë duke marr rolin e një të rrituri në mendje por me trup fëmije.

Varfëria u bë motiv për ta luftuar dhe kapërcyer. Unë ja dola … Dua të hedh një gur shprese për brezin e ri për t’i përgatitur se e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Por pranvera nuk vjen me një lule! Do doja që mos jem vetëm në rrugëtimin edukativ por të gjithë ne. Ne brezi i destinuar të sakrifikonim, shembnim paragjykime, për t’i thënë që ne ja dalim. Besoj se me vullnet dhe guxim jemi të zotë që në brezat që po rriten të mos ketë më Lul të vocërr por fëmijë që gëzojnë…

Po shteti ç’po bën, akoma pangopur me trashëgimtarë të varfërisë?!

/D.F/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest