Reperi Jay-Z fiton çmim për kontributin ndaj LGBT gjatë 2017

Jay-Z-650x542
*Reperi Jay-Z së bashku me mamanë Gloria Carter/ Pink News

Reperi do të marrë një çmim të veçantë nga  GLAAD, një organizatë jo-qeveritare amerikane me fokus monitorimin e medias për respektimin e etikës gjatë mbulimit të lajmeve për komunitetin LGBT.

Bashkëshorti i këngëtares Beyonce mori lajmin surprizues ditën e sotme nga faqja zyrtare e GLAAD se do të marrë çmimin “GLAAD Award” për kontributin që ka dhënë në lidhje me çështjet e komunitetit LGBT në albumin e tij të fundit. Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, i dedikoi një këngë mamasë së tij, Gloria Carter. Në këtë këngë, të titulluar “Smile”, reperi i dedikon vargje poemës që mamaja e tij i lexonte dikur, një poemë që rrëfen në mënyrë indirekte seksualitetin e fshehur prej vitesh të mamasë së tij.

Përmes këtyre rreshtave, Jay-Z tregon në detaje emocionet që ai pati teksa dëgjoi rrëfimin e mamasë për seksualitetin e saj si lezbike, edhe pse është mama e shumë fëmijëve. Nata gala e ndarjes së çmimeve nga GLAAD do të zhvillohet në Los Anxhelos në 12 prill 2018 si dhe në Nju-Jork në 5 Maj.

Ky çmim i shpërndarë për komunitetin LGBT ka për qëllim të nderojë personalitete nga bota e filmit, televizionit, muzikës dhe show biz-it për përfshirjen që i kanë dhënë komunitetit LGBT në krijimtarinë e tyre artistike./k.m/

Burimi: XXLMag magazine

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest