Hapet radio e parë për LGBT në Tunizi, e para në vendet arabe

LGBT-radio-pic
*Bouhdid Belhaldi, drejtues i përgjithshëm i “Shams Radio” në Tunizi

Një radio online e dedikuar ndaj problematikave të komunitetit LGBT, e cila mendohet se është radioja e parë e këtij lloji në vendet arabe, nisi transmetimet në Tunizi të hënën e kësaj jave.

Ajo është krijuar nga një grup lobues për të drejtat njerëzore (specifikisht për LGBT) dhe ka për qëllim të trajtojë në emisionet e saj homofobinë që dominon në vendet e Afrikës veriore, ku homoseksualiteti ende nuk është dekriminalizuar. Stacioni radiofonik quhet “Shams Rad” dhe slogani është “Dinjitet, Barazi” si dhe moderatorët e emisioneve radiofonike janë aktivistë të shquar. Stafi i radios rrëfen për kërcënimet e shumta që kanë marrë deri më tani.

Drejtuesi i përgjithshëm i këtij stacioni radiofonik, Bouhdid Belhadi shprehu rëndësinë e ekzistencës së një radioje të tillë. “Kjo radio ka për qëllim të sensibilizojë njerëzit në Tunizi, qytetarët e thjeshtë dhe politik-bërësit në shoqëri për dominimin e homofobisë në shoqëri” u shpreh drejtuesi Belhaldi.

Stacioni ka një programacion të ngjeshur me programe për çështje sociale, politike, ekonomike dhe synon të transmetojë rregullisht nga mëngjesi deri në mesnatë, me fokus të veçantë komunitetin LGBT. Një ndër programet më interesante të planifikuara është dhe rrëfimi i disa personave LGBT rreth përditshmërisë së tyre në Tunizi./k.m/

Burimi: Daily Nation

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest