Donald Trump lejon doktorët të refuzojnë mjekimin e personave transgjinorë

ScottOlson
Foto: Presidenti Trump/ Scott Olson

Administrata e Trump duket se i ka dhënë “dritën jeshile” mjekëve që të refuzojnë trajtimin e pacientëve transgjinorë. Sipas revistës “Politico” me ligjin e ri të propozuar, stafi mjekësor do të lejohet që të citoj besimin fetar si motiv për të refuzuar trajtimin mjekësor të pacientëve transgjnorë.

E njëjta manovër do të përdoret dhe nga doktorët të cilët nuk dëshirojnë të performojnë aborte. SHBA është e përfshirë momentalisht në diskutime të zjarrta midis komunitetit LGBT dhe përkrahësve të tij, si dhe të krishterëve homofobikë ku në fokus është pyetja nëse mjekët e krishterë duhet të lejohen që të diskriminojnë personat gej.

Këto ditë presidenti amerikan Trump njoftoi në një deklaratë zyrtare krijimin e “Ditës së lirisë fetare” e cila legjitimon të drejtën e lartpërmendur për personat fetar. Në ndryshim nga ish-presidenti Barak Obama, Trump e ka hedhur poshtë traditën 8 vjeçare të ndjekur nga presidenti i mëparshëm, i cili e njihte qershorin si muajin e dedikuar komunitetit LGBT (LGBT Pride Month).

Muajin e kaluar administrata e Trump u përfshi në një valë kritikash të ashpra pas komunikimit në Gjykatën e Lartë se për disa biznese është e pranueshme që të refuzohen shërbime për çiftet e gjinisë së njëjtë. “Sektori i të drejtave civile për Shëndetësinë” drejtohet nga Roger Severino, një i sapoemëruar nga presidenti Trump,i  cili ka folur në favor të të drejtave të komuniteteve fetare, duke lënë në harresë të plotë komunitetin LGBT.

Në një deklaratë për shtyp drejtoresha e medias për të drejtat e grave, Elizabeth Renda si dhe drejtori i medias për të drejtat e LGBT, Lucas Acosta u shprehën njëzëri: “Gratë dhe komuniteti LGBTQ po sulmohen nga administrata e Trump në mënyrë indirekte”./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest