Kur vendosin fëmijët transgjinorë dhe prindërit për tranzicionin gjinor?

Screenshot from 2018-01-17 15-03-01
 Foto: Vice News

Për prindërit e fëmijëve transgjinorë një pyetje komplekse mbetet ajo se kur duhet të nisi tranzicioni gjinor i fëmijëve të tyre, a duhet ai ti paraprijë pubertetit apo jo?

Teksa debati vazhdon në lidhje me tualetet publike që duhet të përdorin personat transgjinorë, dotorët dhe familjarët po rimendojnë rregulat për fillimin e ndërhyrjes mjekësore, duke propozuar se të rinjtë transgjinorë duhet të nisin përpara pubertetit terapinë hormonale.

Rreth 17% e të rinjve amerikanë identifikohen si transgjinorë, edhe pse kjo shifër mendohet të jetë më e lartë për shkak të ngurrimit në raportim. Një anket tjetër e realizuar ka konkluduar se 40% të rinjve të pastrehë identifikohen si pjesë e komunitetit LGBT.

Gjigandi mediatik “Vice News” ka sjellur në fokus rastet e pranimit të pindërve për fëmijët transgjinor dhe marrjen e vendimit për nisjen e tranzicionit gjinor. Një prej rasteve pjesë të dokumentarit është dhe Kai, transgjinorja 5 vjeçare. Mamaja e saj, Kimberly Shappley po negocion me shkollën në Teksas në mënyrë që e bija e saj të mund të përdori banjon e vajzave. Sipas pretendimeve të Shappley shkolla ka akoma politika konservatore në vendimet që merr bordi i saj.

Më poshtë mund të gjeni dokumentarin e plotë:

 

Një rast tjetër i mbuluar nga dokumentari është dhe ai i 8 vjeçarit Max, i cili vendosi së bashku me prindërit “të vonojë” pubertetin nëpërmjet disa medikamenteve që bllokojnë zhvillimin hormonal, si dhe 15 vjeçari Steeve i cili po trajtohet me testorerone./k.m/

Burimi: Vice News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest