Konkurrentja “DragQueen” shpjegon identitetin gjinor në “Celebrity Big Brother”

BigBrother
“Celebrity Big Brother Britain”

Artistja e famshme “DragQueen”, Courtney Act bëri bujë fundjavën e kaluar në emisionin “Big Brother 2018” në Britani, ku konkurrentët janë figura të njohura nga fusha të ndryshme.

Në kontrast, moderatorja transgjinore India Willoughby (një konkurrente tjetër e “Celebrity Big Brother” ) ka më pak shanse të dalë fituese. India mori kritika të shumta pas deklaratave të saj rreth fobisë që ka ndaj personave “drag queen”, specifikisht pasi ajo kishte parë një performancë të Courntey-it. Nga reagueshmëria e ndjekësve në rrjetet sociale duket se ajo është personi më i rrezikuar të dalë nga shtëpia e “Big Brother”.

Në një diskutim me Indian rreth seksualitetit dhe identitetit gjinor, Courtney u shpreh pse ajo ka fituar më shumë popullaritet mes ndjekësve sesa konkurrentët e tjerë të “Celebrity Big Brother”. Cortney e ndërpreu Indian duke i thënë se ajo nuk dëshiron që personat transgjinorë të asocacionohen detyrimisht me personat “drag queen”.

Më pas ajo vijoi me përkufizimin rreth identitetit gjinor që kishte mësuar në shkollë. “Ne e dimë që njerëzit na shohin si kategori e njëjtë por ne të dy e dimë që kjo është plotësisht e gabuar” u shpreh Courtney, emri i vërtetë i së cilës është Shane Jenek. “Mendoj se identiteti gjinor nuk mund të ravijëzohet në një spektrum” vijoi ajo. Diskutimi mund të ndiqet më poshtë:

Që kur India ka hyrë në shtëpi, shumë banorë të tjerë nuk e kanë respektuar identitetin gjinor me të cilin ajo dëshiron të identifikohet./k.m/

Burimi: “Celebrity Big Brother”/ Britani

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest