Lëvizja #metoo la në harresë viktimat nga komuniteti LGBTIQ

PInkie
Foto: Pink News 

Kritikueset franceze të fushatës feministe #metoo bënë bujë me deklaratat e tyre që dënonin lëvizjen online të mijëra grave të cilat dëshmuan për dhunën apo ngacmimet seksuale të ushtruara ndaj tyre.

Tanimë kritikat janë kthyer në ping-pong fjalësh e replikash midis dy palëve: njëra palë që mbështet lëvizjen #metoo dhe pala tjetër që e kundërshton.

Ajo çfarë vihet re në këtë diskurs është se lihet në harresë ekzistenca e viktimave të LGBT prej dhunës seksuale. Sipas një anketimi të zhvilluar reth dhunës seksuale, 44% e lezbikeve dhe 61% e biseksualeve kanë qenë viktima të përdhunimit, dhunës fizike ose përndjekjes nga partneri.

Në një tjetër anket të zhvilluar në Amerikë nga “Qendra kombëtare për barazinë e transgjinorëve”, nga 27.715 të anketuar, 47% e tyre janë ngacmuar seksualisht në jetën e tyre.

Nuk ka asgjë romantike në ngacmimin seksual që i bëhet dikujt, dhe nga diskutimet e zhvilluara shihet se ende nuk ka një përkufizim të saktë për sjellen e agresorit seksual. Sikurse ligji e përcakton, nëse sjellja e dikujt të shqetëson, atëhere kjo mund të quhet ngacmim. Lëvizja #metoo tregoi se ka shumë pak raste të viktimave nga komuniteti LGBTQ që marrin iniciativën për të shprehur ngacmimin seksual.

Dhe teksa personat LGBT ndeshin sfida të shumta kur vjen puna tek ngacmimi seksual, behët akoma më frustruese deklarata e grave franzece kundër lëvizjes #metoo./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest