Edhe baballarët e rinj mund të vuajnë nga depresioni i pas lindjes.

Untitled

Sipas Revistës të Shoqatës Mjekësore Amerikane depresioni i pas lindjes ndodh afërsisht në
1 nga 10 burra dhe këto të dhëna janë më të larta pas tre deri në gjashtë muaj pasi fëmija ka lindur. Njëri prej baballarëve të intervistuar thotë:

“Ja ku është ky fëmijë që ti nuk e do në këtë moment. Është e tmerrshme”

Një tjetër thotë:

“U ndjeva krejtësisht i vetëm. Kjo shtëpi mu shndërrua në burg”.

Babai i tretë thotë:

“Gjithmonë jemi rritur që të jemi ata më të fortët, që nuk ndajmë e nuk kemi emocione. Për mua je burrë më i fortë nëse ja pranon vetes që nuk të pëlqen situata në të cilën ndodhesh dhe vendos të kërkosh ndihmë”.

Depresioni i pas lindjes përfshin simptomat e të ndjenjës së pavlefshmërisë dhe fajit pas lindjes së një fëmije.

“Ndodh më shpesh nga sa e mendojmë, tronditja, ndjenja që nuk ke më kontroll mbi jetën tënde. Shumë burra vuajnë prej tij dhe nuk shprehen, por mundohen ta kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Burrat supozohet të tregohen të fortë, por kjo nuk është e drejtë”.

Ekspertët thonë që kjo terapi është mënyra më e mirë për ta trajtuar këtë lloj depresioni.

“Është e vështirë të komunikosh me familjen e miqtë. Ndjehesh inferior dhe jo mjaft i mirë për ta. Unë u ndjeva pakëz i humbur”.

“Një ndjenjë dëshpërimi. Unë isha i bindur se do të bllokohesha në atë hapësirë pa fund”.

“Një pjesë e tij është një ndjenjë e thellë pendimi”.

Depresioni i pas lindjes tek burrat po pasqyrohet edhe nëpër reality show.

“Mënyra se si ndjehesha erdhi gradualisht duke u përkeqësuar”.

Por edhe ky baba u kritikua për këtë gjë me komente në rrjetet sociale që thoshin:

“Burrërohu”, “Oh të lutem. Ai nuk i mbajti për 9 muaj kështu që nuk ka për çfarë të ankohet. Burrat mund të bëhen si bebe ndonjëherë”, “Është shaka që ai të vuajë nga depresioni i pas lindjes. Problemi i tij është që ai është biseksual, dhe duhet ta pranojë këtë gjë”.

Ne duhet t’u japim baballarëve të rinj mbështetjen e nevojshme.

“Unë mendoj që nuk ka mbështetje të mjaftueshme apo qasje në mbështetje kur kalojnë gjëra të tilla”.

“Kjo nuk të bën një baba të keq. Nuk të bën një njeri të keq. Nuk të bën më pak burrë”./A.A.

attn.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest