Në Britani edukimi kushtëzohet nga klasa shoqërore, jo nga etnia

the guardian

 

Foto: The Guardian

Racizmi luan një rol kyç në performancën e dobët në shkollë të fëmijëve nga grupe të caktuara minoritare. Të njëjtin rol luan dhe klasa shoqërore. Gjatë studimeve të shumta ndaj këtij fenomeni, akademikët e shumtë i kushtuan kaq shumë rëndësi etnisë saqë injoruan plotësisht katëgorinë e dytë të klasës shoqërore.

Një raport i vitit 2000 nga Ofsted tregoi se impakti i klasës shoqërore në performancën akademike të fëmijëve është dy herë më i madh sesa faktori etnik. Diferencat ndërmjet klasave shoqërore vijojnë të ekzistojnë. Në ciklin e ulët mësimor, fëmijët e Bangladeshit dhe fëmijët me origjinë nga ishujt Karibiane janë tre herë më të predispozuar për të marrë ushqime falas se sa nxënësit indianë apo kinezë, dhe dy herë më pak të favorizuar sesa fëmijët e bardhë. Gjithsesi performance akademike e fëmijëve nga grupet minoritare është përmirësuar dy dekadat e fundit. Gjendja e fëmijëve të bardhë nga klasa punëtore ka “ngecur” në vend.

Arsyet për këto shifa janë komplekse. Qeveritë e suksesshme i kanë dhënë prioritet rritjes së standarteve të shkollave në Londër të cilat në fillim të viteve 90’ ishin ndër të më ulëtat. Grupet minoritare janë të shpërndarë dispropocionalisht në kryeqytet. Fëmijët e bardhë në Londër performojnë më mirë se sa mesatarja kombëtare. Por neglizhenca e shkollave jashtë Londrës ka impaktuar shumë fëmijët e bardhë të disavantazhuar.

Margjinalizimi në rritje ka ndryshuar dhe perceptimin e fëmijëve nga klasa punëtore për veten e tyre si dhe perceptimin që kanë mësuesit dhe autoritetet e tjera mbi to. Sot klasa punëtore është kthyer në objekt përbuzjeje dhe përqeshjeje. Organizatat sociale që më përpara promovonin identitetin, solidaritetin, dinjitetin janë zhdukur. Margjinalizimi që më parë influenconte vetëm fëmijët me ngjyrë tanimë influencon dhe fëmijët e bardhë./k.m/

Burimi: The Guardian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest