Islanda bëhet shteti i parë në botë që detyron paga të barabarta për burrat dhe gratë

Untitled

Përgëzime Islandës që u bë shteti i parë në botë ku pagat e burrave dhe grave do të jenë të barabarta. Duke filluar që sot, punëdhënësit duhet t’u paguajnë burrave dhe grave të njëjtën shumë parash për të njëjtën punë ose ndryshe do të gjobiten. Ligji kaloi pasi Islanda zgjodhi një numër rekord grash në parlament, dhe është pjesë e planit të këtij vendi që të mbyllë diferencën gjinore të  pagave deri në vitin 2020. Për shkak të këtyre politikave, Islanda është vendi me më shumë barazi gjinore në botë. Ndërkohë SHBA-të renditen të 49-tat në barazi gjinore dhe Shqipëria në vendin e 62-të(sipas raportit të UNDP të cilin mund ta gjeni tek ky link: hdr.undp.org). Vetëm 19% e kongresit amerikan përfaqësohet nga gra, ndërsa në Shqipëri kjo përqindje është rritur në vitin 2017 dhe ka arritur 27.85%(listën e plotë e gjeni tek ky link: panorama.com.al). Në Amerikë gratë fitojnë 83% të asaj që fitojnë burrat dhe pritet që barazia gjinore në paga të arrihet në vitin 2119./A.A.

/attn.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest