Të qenurit LGBTI në Ballkan, konsolidimi i lëvizjes për komunitetin LGBTI

Historiaime
Foto: Twitter

*shkruar nga Lidija Pisker

Luka, një 30 vjeçar nga Kroacia, bëri “coming out” në profilin e tij në Faceboook gjatë një vizite në SHBA. Kur ai u kthye në qytetin ku ka jetuar, në Gorski Kotar, u ndje i shqetësuar. Kur u kthye në shtëpi ai nuk ndeshi asnjë problem dhe askush nuk e trajtoi ndryshe nga më parë.

Këto janë përshtypjet që shprehu Luka dhe shumë pjesëmarrës të tjerë në një anketë për komunitetin LGBT në Kroaci për zonat rurale. Nga të dhënat e mbledhura u arrit konkluzioni se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk ndeshin pasoja negative nga të bërit “coming out” në familjet e tyre.

Kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit, të drejtat e komunitetit LGBTI nuk gëzojnë prioritet në Kroaci dhe shtete të tjera ballkanike, si dhe mungesa e informacionit, fanatizmi vijon të mbetet i përhapur gjerësisht ndaj personave LGBTI. Një raport i vitit 2015 nga NDI (National Democratic Institute) demonstroi se shumica e të anketuarve nuk pajtohen me mendimin se personat LGBTI duhet të gëzojnë të drejta të barabarta.

Pavarësisht këtij raporti duket se persona si Luka (i lartpërmendur) si dhe shumë të tjerë nga komuniteti LGBTI mund të jetojnë më të lirë në Ballkan.

Në tetor të vitit të kaluar aktivistët kosovarë organizuan Paradën e parë të Krenarisë. Sipas raportit nga NDI Kosova cilësohet si shteti më homofobik në rajon, ku niveli i homofobisë mbetet alarmant. Fatmirësisht komuniteti LGBTI dhe të drejtat e tij po hyjnë në diskursin publik në shoqërinë kosovare, ku personalitete të njohura në vend si presidenti Hashim Thaci, bënë dalje publike gjatë paradës.

Postimi i Presidentit Hashim Thaçi  në Twitter
Postimi i Presidentit Hashim Thaçi në Twitter

Disa aktivistë në Bosnje mendojnë se mbetet shumë herët për të organizuar një paradë, por ata besojnë se vizibiliteti i komunitetit LGBTI rritet dita-ditës. Komuniteti dhe aktivistët LGBTI i ndjekin me kujdes zhvillimet rreth politikave të hartuara për çështjet e LGBTI. Ata gjithashtu organizojnë protesta dhe marshime hera-herës. Këtë muaj në Sarajevë do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i filmit Merlinka” (një festival dedikuar komuniteti LGBTIt) në edicionin e tij të gjashtë.

Kjo është dhe arsyeja pse shumë aktivistë në Bosnje u pezmatuan pas publikimit të artikullit nga BIRN vitin e kaluar, ku përshkruhej gjendja e vështirë e personave LGBTI në Bosnje. Sipas tyre artikulli merrte për bazë vetëm shembujt negativë duke i eklipsuar iniciativat pozitive që u ndërmorën gjatë dekadës së kaluar.

Shkrimi në portalin e BIRN
Shkrimi në portalin e BIRN

“Në disa ditë ne festojmë fitoret, në disa të tjera jo. Por rëndësi ka që po shkojmë përpara, dhe situata në ditët e sotme është shumë më mirë se sa situata në 2008” shprehen aktivistët boshnjakë.

Përgjithësisht aktivistët LGBTI po reagojnë ndaj raportimeve të medias pasi situata sociale po ndryshon me ritme të shpejta dhe ndonjëherë bëhet jo qëllimisht një portretizim i gabuar./k.m/

Burimi: News Mavens

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest