Princi gej i Indisë ofron ndihmë për të pastrehët e LGBT

india
Foto: Manvendra Sing Gohil / Pink News

Princi i Indisë, i cili është i vetmi dhe i pari që ka dalur hapur is gej, ka hapur dyert e pallatit të tij princëror për personat që kanë mbetur të pastrehë e komunitetit LGBT.

Manvendra Sing Gohil ka ofruar një sipërfaqe që do të shfrytëzohet për të ndërtuar një qendër për komunitetin LGBT në një vend si India ku personat gej ende përballen me persekutim. Vetë princi ka bërë “coming out” në vitin 2006. Emri i qendrës do të jetë “Hanumanteshwar” dhe kjo qendër do të përfshijë një numër strukturash që do ti vijnë në ndihmë komunitetit LGBT.

Princi u rrëfye për mediat se për të s’kishte qenë aq e thjeshtë në fillim për të dalur hapur për orientimin e tij seksual: “Në Indi ne kemi një sistem familjar që na imponojnë të mendojmë si ata gjatë gjithë kohës, që në vegjëli. Momentin kur ti del hapur për këtë orientim seksual, ty të thuhet se do dëbohesh, ose se shoqëria do të na dëbojë”.

Më pas ai shton: “Dëshiroj që me anën e këtij projektit të qendrës sociale t’ju jap njerëzve fuqizim ekonomik dhe social, pra me pak fjalë ata persona që do dalin hapur për orientimin e tyre seksual nuk do të ndikohen nga pasojat e këtij vendimi”./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest