Forcat e sigurisë arrestojnë ekzekutuesin homofobik të ISIS

HistoriaIme
Foto: Abu Omer / Twitter

Forcat e sigurisë në Irak kanë kapur një ekzektues të ISIS i cili ishte “famëkeq” për ezkekutimet e tij ndaj personave LGBT.

Me mijëra persona LGBT janë shpërngulur nga Iraku dhe Siria, si pasojë e “shënjestrimit” nga ISIS të personave gej.

Grupi terrosit ka publikuar jo pak herë video ku bërtitet me të madhe “ Vdekje gejve” ku shihet se si persona që akuzohen si homoseksual detyrohen të hidhen nga ndërtesa të larta.Pikërisht një prej ekzekutuesve më agresiv i cili i ka shënjestruar prej kohësh personat gej, u kap këtë javë.

Abu Omer, ushtaraku xhihadist i njohur ndryshe me nofkën “Ariu i bardhë’, ka udhëhequr qytetin e Mosulit me “grusht të hekurt” derisa qyteti u rimorr nga forcat e sigurisë vitin e kaluar. Pas kësaj ndodhie ekzekutuesi qëndroi në Mosul, duke u fshehur në një banesë. Sipas disa burimeve, ai u arrestua në 1 janar.

Një raport i fundit nga shoqata “Human rights campaign” theksoi situatën ku djemë që dyshohen se janë homoseksual përndiqen nga ISIS, nëpërmjet spiunazhit në rrjetet sociale. Ata i nënshtrohen një dhune ekstreme./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest