Mis Universi i kërkon falje komunitetit LGBT: ”Nuk kisha për qëllim të ofendoja ”

Screenshot from 2018-01-03 12-27-35
Foto: Pia Wurtybach / Instagram

Pia Wurtzbach, Mis Universi për vitin 2015 shkaktoi jo pak polemika me komentet e saj rreth komunitetit LGBT. Gjatë një interviste televizive Wurtzbach u shpreh: “Gjithmonë kam dashur të birësoj një fëmijë gej pasi mendoj se personat gej kanë një ndjeshmëri të veçantë dhe kujdesen shumë për të tjerët”.

Mirëpo deklarata e saj solli një valë komentesh në rrjetin social Twitter, disa prej më pikanteve janë ilustruar më poshtë:

“Deklarata e Pia-s nuk tregon gjë tjetër vetëm perceptimin e gabuar që shumë njerëz ndërtojnë rreth personave gej, duke përforcuar stereotipe arkaike ndaj nesh, personave gej”;

“Jam i zhgënjyer me motivin pse Pia dëshiron të birësoj një fëmijë gej’;

“Fëmijët gej nuk janë aksesorë, ndal objektivizimit të personave nga komuniteti gej”.

Nuk ka vonuar dhe replika e Wurtzbach e cila u shpreh e shokuar për reagueshmërinë e lartë që kishin marrë fjalët e saj. Ajo iu kërkoi ndjekësve të saj mos ti keqinterpretojnë fjalët e saj:

HI

“Kam shumë respekt për komunitetin LGBT. Ajo që thashë ishte pjesë e një interviste gazmore, njerëz!!! Nuk pata për qëllim të tregoja mungesë respekti për asnjeri!”. Më pas ajo kërkoi falje për keqkuptimin në një post në llogarinë e saj në Twitter./k.m/

Burimi: Inquirer.Net

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest