Islanda, shteti i parë në botë që miraton barazinë gjinore në paga

News
Foto: Twitter

Islanda legalizon pagat e barabarta midis burrave dhe grave duke u kthyer në shtetin e parë në botë që ndërmerr një iniciativë të tillë ligjore.

Legjislacioni në fjalë, i cili hyri në fuqi të hënën, ditën e parë të vitit 2018 e kthen Islandën në shtetin e parë në botë që legalizon paga të barabarta midis burrave dhe grave.

Sipas ligjit të ri, kompanitë dhe agjencitë e ndryshme që punësojnë së paku 25 persona duhet të “fitojnë” certifikatën nga qeveria që fakton se kanë implementuar me sukses politikat për pagat e barabarta. Ata që dështojnë në implementimin e këtyre politikave do të përballen me sanksione.

“Është një mekanizëm që siguron se gratë dhe burrat po paguhen njëlloj” shprehet për “Al Jazeera” Dagny Osk Aradottir Pind, anëtare bordi e “Shoqatës për të drejtat e Grave” në Islandë. “Ne kemi pasur më përpara të shkruajtur në legjislacion se pagat duhet të jenë të barabarta por për dekada me radhë kemi hasur hendek në pagat midis burrave dhe grave”.

Islanda pozicionohet gjeografikisht në oqeanin Atlantik Verior dhe njihet për ekonominë e fuqishme, të bazuar në turizëm dhe peshkim. Për nëntë vitet e fundit është cilësuar nga “Forumi Ekonomik Botëror” si shteti me barazinë gjinore më të lartë./k.m/

Burimi: Al Jazeera

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest