Një bar në Indi menaxhohet nga vajza që i kanë shpëtuar sulmit me acid

Acid Violence Survivors Open Cafe Sheroes Hangout
*Foto: Huffpost Canada

“Sheroes” po feston tre vjetorin e themelimit, një lokal i veçantë në llojin e tij që ka sjellur një impakt pozitiv duke i fuqizuar viktimat e dhunës me bazë gjinore.

Lokali e ka vendndodhjen në qytetin Indian të Agra-s, vetëm disa blloqe larg “Taj Mahal”, dhe drejtohet i tëri nga vajza që janë sulmuar me acid. “Ne nuk reshtim së kërkuari lumturinë në jetë edhe pse patëm eksperiencën traumatike të sulmit me acid. Tani mund ta them me vendosmëri se jemi heroina. Jo viktima” shprehet Laxmi Agarwal për “VOA News”.

Agarwal u sulmua me acid kur ishte vetëm 16 vjeçe nga një person i paidentifikuar. Sot ajo është aktiviste dhe advokuese për organizatën ‘ Stop Acid Attacks’, e cila lobon kundër sulmit me acid. Po e njëjta organizatë ndihmoi në çeljen e një kafeneje të tillë. Kjo kafene ka për objektiv ri-ndërtimin e besimit tek vajzat e sulmuar me acid, të cilat iu kanë rezistuar sulmeve vdekjeprurëse.

Në këtë kafene shërbehet ushqim, pije të ndryshme si dhe ka një hapësirë për performanca dhe bibliotekë. Sipas organizatës “Acid Survivors International “ çdo vit me mijëra gra dhe vajza janë viktima të sulmeve me acid.

Në Indi sulmet me acid janë në rritje, me rreth 500 sulme me acid të raportuara vetëm në vitin 2015. Por spekulohet se numri mund të jetë edhe më i lartë.

“Ka shumë raste të paraportuara të rasteve të këtyre sulmeve, raste që kanë sjellur dhe vdekjen, sidomos në zonat rurale. Ndonjëherë rastis që agresorët që e kanë kryer sulmin janë bashkëshortët ose familjarë të viktimës, ndaj këto raste fshihen ose mbeten të paraportuara” u shpreh për “Deutche Welle” Pragya Prasun, aktiviste dhe një prej të mbijetuarave nga sulmi me acid./k.m/

Burimi: Huffpost

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest