Çeçeni, e detyrojnë të kërkojë në televizion falje se është gej

PinkNews
*Maxim Lyapunov/Pink News

Personi i parë që doli publikisht hapur se është gej në Çeçeni, ka rrëfyer për turpërimin dhe stigmatizimin që ka marrë. Atë e kanë detyruar autoritetet vendase të tërheqi fjalët mbrapsht.

Në një rrëfim për revistën “Time” ai tregon: “Ata më thonin shpeshherë se qenia djallëzore jeton brenda meje. Këtu sa vjen e më keq bëhet situata. Përpara se dikush të më vrasi dëshiroj ti tregoj botës historinë time”.

Gjatë intervistës ai rrëfen se autoritetet e imponuan të bënte një dalje publike në një kanal televiziv kombëtar, për të kërkuar falje. Atij iu desh të thoshte se kur kishte bërë “coming out” kishte qenë nën efektin e medikamenteve kundër epilepsisë. “Ndaj unë iu kërkova falje qytetarëve në Çeçeni, liderit çeçen si dhe çeçenëve që jetojnë në Kaukazin verior dhe Europë” shprehet ai.

Djali ka dëshiruar të mbetet anonim dhe momentalisht jeton si refugjat në Gjermani. “Ata e bënë të qartë që nëse vazhdoj të flas atëhere do të kem probleme” shprehet ai.

Elena Milashina, një gazetare për të përditshmen ruse “Novaya Gazeta” nxorri në dritë se djemtë gej dhe biseksualë ishin nën shënjestrën e një “mësymjeje” dhe “spastrimi” nga ana e autoriteteve çeçene, duke shokuar botën.

Twitter

*Elena Milashina/Twitter

Një viktimë tjetër e këtij “spastrimi”, Maxim Lyapunov, foli për eksperiencën ç’njerëzore në një qeli ku u mbajt për 12 ditë, u godit me shkopinj dhe u turpërua nga policia. 30 vjeçari shpjegon se një natë u kap forcërisht nga dy burra në mes të natës dhe e tërhoqën zvarrë drejt një makine.

Organizata “Russian LGBT Network” ka mbledhur raportime rreth dëshmive të personave që kanë përjetuar persekutim dhe abuzime në Çeceni./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest