Personat nga komuniteti LGBT që spikatën gjatë vitit 2017

PinkNews
*Foto: Pink News

Teksa vitit 2017 po i vjen fundi, më poshte gjendet lista e disa personave nga komuniteti LGBT  dhe aktivistëve që bënë emër gjatë vitit 2017:

  1. Maajid Nawaz – Moderatori i emisioneve radiofonike në“ LBC show” ka qenë gjtihnjë i gatshëm për të kritikuar gjuhën diskriminuese dhe atë të urrejtjes të drejtuar ndaj komunitetit LGBT.

 

  1. Andrea Jenkins – Andrea hyri në histori si gruaja e parë transgjinore me ngjyrë që emërohet në një post publik në SHBA. Jenkins fitoi garën kundrejt tre kundërshtarëve politikë me një shumicë votash, duke fituar bindshëm me 73% të votave në Minneapolis, duke siguruar postin pranë Këshillit të Qytetit.

 

  1. Danica Roem – Në nëntor Danica Roem u bë e para transgjinore që zgjidhet pranë postit të zyrtares shtetërore në SHBA, duke mundur në garën politike kandidatin transfobik.

 

  1. Këshilli i Qytetit i përbërë i tëri nga persona LGBT – Në Qytetin e Kalifornisë bëri bujë lajmi se çdo pjesëtar i ri i emëruar pranë Këshillit të Qytetit ishte pjesëtar i komunitetit LGBT.

 

  1. Babai gej që i shkruajti një letër djalit të tij të adoptuar – Deberth Araujo, i cili adoptoi djalin me emër William, së bashku me partnerin e tij Guilherme Gatto shkruajti për djalin e tyre në një letër emocionuese: “…je gjëja më e bukur që na ka ndodhur në jetë”.  Letra bëri xhiron e botës.

 

  1. Alfie Potter –Alfie është djali 5 vjeçar që i bëri të gjithë për vete me reagimin e tij pasi merr vesh që vëllai i tij është gej. Ai e regjistroi përmes një video-je momentin kur vëllai i tij bën “coming out”. Në këtë video Alfie pyetet nga vëllai i tij Oliver se çfarë mendon ai rreth dashurisë, dhe se si do ndihej Alfie nëse vëllai i tij do të martohej me një djalë. Djali përgjigjet “Nëse ti martohesh me një djalë tjetër, kjo gjë është e paparë…”

 

  1. Modelja e “Vogue” Hanne Gaby Odiele – Hanne u kthye në një nga modelet më të njohura pas bërje publike së është interseks në fillim të vitit 2017. Ajo nisi advokimin për personat interseksual dhe çështjet e tyre, duke u bërë më vokale kundër ndërhyrjeve kirurgjikale që performohen ndaj fëmijëve interseks kundër dëshirës së tyre. Në një intervistë ajo u shpreh: “Ka ardhur koha që personat interseks të dalin nga “hija” që janë strukur prej kohësh dhe të ngrejnë zërin për ekzistencën e tyre, të flasin hapur kundër ndërhyrjeve kirurgjikale të panevojshme ndaj fëmijve interseks”.

 

  1. Munroe Bergdorf – Modelja dhe aktivistja trans, Munroe Bergdorf shkaktoi bujë mediatike pas pushimit të saj nga puna nga kompania “L’oreal”, me arsyetimin se është pushuar për shkak të komenteve të saj në llogarinë personale në Facebook kundër diskriminimit që bëjnë personat e bardhë ndaj komuniteteve të tjera. Përpara se ajo të pushohej Munroe gëzonte statusin e modeles së parë transgjinore në komapninë “L’oreal”. /k.m/

Burimi: Pink News

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest