Lewis Hamilton i drejtohet nipit me fjalët: “djemtë nuk veshin fustane”

Screenshotnews
/Screenshot Youtube

Lewis Hamilton ka shkaktuar polemika të shumta pasi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në të cilën ai i thotë nipit të tij: “Djemtë nuk veshin fustane princeshash”.

Në këtë video garuesi i “Formual One” shihet që ndihet i mërzitur pasi nipi i tij ka vendosur të veshi një fustan, që sipas Hamilton nuk i ka hije një djali.

Hamilton e nis videon duke parë drejt kamerës dhe duke shprehur zhgënjimin e tij. “Jam shumë i mërzitur tani, shini pak nipin tim…” , pasi thotë këto fjalë ai e drejton kamerën drejt djalit të vogël, i cili është shumë i gëzuar teksa mban veshur një fustan princeshe. Hamilton më pas e pyet në mënyrë thumbuese “Pse ke veshur një fustan princeshe, kjo është dhurata që ke marrë për Krishtlindje?”

Ndërkohë nipi përgjigjet shume i entuziasmuar, duke treguar se ndihet rehat me veshjet në ngjyrë lejla. Hamilton thotë në fund të video-s duke i diktuar në një farë forme nipit të tij këto fjalë: “Djemtë nuk veshin fustane”.

Video ka marrë shumë kritika pasi është publikuar në rrjetin Twitter nga disa ndjekës të Hamilton. Shumë persona ndihen të pezmatuar me fjalët që Hamilton i ka drejtuar nipit, duke e mësuar se qenka e gabuar të veshësh fustane nëse je djalë, duke përforcuar stereotipet gjinore kundër dëshirës së dikujt. Më poshtë gjendet video e plotë e hedhur fillimisht nga Hamilton në llogarinë e tij personale në Instagram:

/k.m/

Burimi: The Independent

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest