Pse njerëzit ia vënë fajin e ngacmimeve seksuale, veshjeve të grave?

5a3bdc78150000144449cf9b

Nëse do të ishte e pranueshme nga shoqëria të vishje gjithçka, çfarë do të vishje?

Kjo është ajo që do të dijë një grua e cila u turpërua nga kolegët e saj pasi veshi një fund të thjeshtë. Kjo pyetje u postua kohët e fundit në Quora nga një grua me emrin Pia Sari e cila shkroi: “E di që nuk duket si ndonjë punë e madhe të shohësh një vajzë që vesh një fund të thjeshtë. Megjithatë, në përvojën time, është. Njëherë vesha fund dhe këmishë në punë. Nuk e dija që kjo do të më hapte probleme.”

Ajo shtoi: “Që nga fillimi i ditës, nuk mund të them se sa sy po më vëzhgonin mua, për të mos përmendur të pasmet e mia. Mora edhe shumë komente nga bashkëpunëtorët (veçanërisht meshkujt) duke thënë se jam joshëse dhe shumë seksi dhe se kam një prapanicë të mirë”.

“Nuk e di nëse kjo mund të kategorizohet si ngacmim seksual, pasi nuk u ndjeva mirë”, shkruan ajo, “por më pas shkova në tualetin e zyrës duke kuptuar se nuk mund të vesh as një fund të thjeshtë pa komente nga djemtë dhe shikime me inat nga vajzat.

Ajo përfundoi me një lutje: “Dua vetëm të vesh një fund të thjeshtë, o njerëz. Vetëm një fund të thjeshtë.”

Veshjet e grave shpesh citohen si shkaku i krimeve seksuale, psh. nga një politikan indian që fajëson ngacmimin masiv për gratë që mbajnë “veshje Perëndimore”, një punonjës i policisë kanadeze që u tha një grupi studentësh të drejtësisë, “Gratë duhet të shmangin veshjen si kurva që të mos bëhen viktima”, dhe Donna Karan që shoqëroi veshjet e grave me lëvizjen #MeToo. “Shikoni çdo gjë në botën e sotshme dhe si janë veshur gratë dhe çfarë kërkojnë duke e paraqitur veten në atë mënyrë”, tha ajo për Daily Mail në tetor. “Çfarë po kërkojnë? Telashe.”

Gratë e marrin këtë mesazh që në moshë të re – anembanë vendit, adoleshentet po kundërshtojnë nocionin që kodet e veshjes së shkollës janë të nevojshme për të mos devijuar vëmendjen mashkullore.

Pra, nuk është për tu habitur që disa gra që janë viktima të ngacmimeve ose llojeve të tjera të krimeve seksuale, ta mendojnë shumë herë se çfarë të veshin, ose në rastin e Sarit: “Nuk e dija që një fund do të më sillte probleme”.

Nocioni i “fajësimit të viktimave” u studiua në vitin 1966, kur dy shkencëtarë të sjelljes në Universitetin e Kentakit, të quajtur Melvin Lerner dhe Carolyn H. Simmons, publikuan kërkime të reja mbi nevojën që njerëzit të jetojnë në një “botë të drejtë” duke racionalizuar që viktimat, madje edhe ata vetë, i meritonin disi rrethanat e tyre.

Sipas studimit, “Duket e qartë se shumica e njerëzve nuk mund të përballojnë, për hir të shëndetit të tyre mendor, të besojnë në një botë të qeverisur nga një plan përforcimesh të rastësishme. Për të ruajtur besimin se ka një përshtatje të mirë midis përpjekjes dhe rezultatit, personi duhet ta interpretojë këtë si një besim relativisht “objektiv”, i cili zbatohet për të gjithë (Festinger, 19S4). Nëse kjo është e vërtetë, atëherë personi që sheh vuajtje ose fatkeqësi do të jetë i motivuar të besojë se viktima e pafat në një farë mënyre e meritonte fatin e tij”.

Në të njëjtën mënyrë, nëse mund t’i drejtohemi faktorëve të jashtëm të kontrollueshëm (si p.sh. një fund) si arsye për sulmin ndaj saj, na bën të ndihemi më të sigurt.

“Këtë e shohim shpesh me viktimat e përdhunimit – shpesh pyetja e parë që ata pyesin është: ‘Pse mua?’ Kjo rrjedh nga nevoja njerëzore për të gjetur një shpjegim për padrejtësinë dhe të largohen nga ndjenja se jeta është e rastësishme”, tha Sandra Shullman , Ph.D., një psikologe që specializohet në ngacmime dhe mjedise armiqësore të punës, tregon Yahoo Lifestyle.

“Garderobat e grave janë përdorur prej kohësh si një justifikim për krimet e seksit, megjithatë, kur i shikoni të dhënat se pse njerëzit përdhunojnë, kjo nuk gjen mbështetje”, thotë ajo. “Një studim tregoi se përdhunuesit thanë se veshja ishte arsyeja për krimet e tyre, por viktimat e tyre kishin veshur një sërë veshjesh,nga ato të hapurat e deri tek veshjet e borës. Këto janë argumente për transferimin e përgjegjësisë së kontrollit dhe fuqisë nga keqbërësi tek viktima.

Kur bëhet fjalë për krimet e seksit, thotë Shullman, “veshja nuk ka rëndësi”./A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest