Pesë feministe që spikatën për vitin 2017

Foto: Ilustrime nga Carol RossettiFoto: Ilustrime nga Carol Rossetti

 

Çdo vit shumë aktiviste për të drejtat e grave vriten ose zhduken pa lënë gjurmë në rrethana misterioze. Dokumentimi i jetëve të këtyre feministeve përbën një punë të rëndësishme. Më poshtë gjendet lista e pesë aktivisteve feministe që duhet të njihni për vitin 2017, nga Afrika e Jugut deri në Filipine:

(Prudence Nobantu Mabele, Afrika e Jugut) Prudence u bë e njohur për shumë persona pasi është gruaja e parë më ngjyrë në Afrikën e Jugut që tregoi publikisht se është mbartëse e virusit HIV. Ajo themeloi rrjetin “Positive Women’s Network” duke kritikuar qeverinë se dështoi në mbrojtjen dhe mbështetjen e personave me virusin HIV. Nëpërmjet punës lobuese në organizatën e saj ajo shtroi kërkesën për shërbimin mjekësor dhe medikamentet që forcojnë imunitetin e goditur nga virusi HIV tek personat e infektuar.

(Edith “Edie” Wilson, SHBA) Pesë vite më parë, Edith Wilson ka ngritur padinë ndaj qeverisë federaliste në SHBA, duke argumentuar se Mbrojtja e Aktit ligjor Martesor të vitit 1966 përbën një faktor që nxit diskriminimin e vazhdueshëm ndaj çifteve gej në Amerikë. Padia e saj solli një revolucionarizim të vërtetë, duke ndihmuar në legalizimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë në vend në vitin 2015.

(Emilsen Manyoma, Kolumbi) Aktivistët afro-kolumbian janë përpjekur për vite me radhë të marrin pronësinë e tokave të tyre. Shumë prej tyre janë sulmuar edhe fizikisht gjatë lobimit të tyre nga përfaqësues të koorporatave për çështjen e pronësisë.

Emilsen Manyoma është liderja e një grupimi aktivistësh që mbështet strategjitë për mbrojtjen paqësore të pronësisë komunale të komunitetit afro-kolumbian nëpërmjet aksesit në drejtësisë duke përdorur Ligjin Ndërkombëtar. Puna e kësaj aktivisteje konsiston në dokumentimin e vrasjeve dhe zhdukjeve të personave nga ky komunitet.

(Miriam Rodriguez Martinez, Meksikë) Në vitin 2012, vajza 14 vjeçare e Mniriam u zhduk pa lënë gjurmë. Miriam e denoncoi zhdukjen e saj dhe më pas nisi investigimin e saj personal, duke argumentuar se ndeshi një apati të instancave shtetërore për të gjetur vajzën e saj. Ajo arriti të gjejë të vërtetën pas zhdukjes së vajzës së saj duke demaskuar kartelën e drogës “Los Zetas”. Në këtë mënyrë Miriam u shdnërrua në një aktiviste, themeluese e “Lëvizjes për personat e zhdukur” (The Movement of Our Disappeared) që solli së bashku shumë familjarë në kërkim të të afërmve që figuronin të zhdukur prej kohësh.

Fatkeqësisht Miriam u qëllua 12 herë nga persona të armatosur duke gjetur vdekjen në 10 Maj të këtij viti.

(Mia Manuelita Mascariñas-Green, Filipinet) Ambjentalistja dhe avokatja Mia Manuelita Mascarinas-Green mori përsipër çështjet ligjore në lidhje me shkatërrimin mjedisor dhe burimeve natyrore në Filipine.

Në shkurt të këtij viti Mia u sulmua nga njerëz të armatosur ku gjeti dhe vdekjen. Tre fëmijët e saj si dhe dadoja ishin dëshmitarë të këtij incidenti. Në Filipine është shumë e rrezikshme të jesh mbrojtës dhe avdokues i ambjentalizmit sipas organziatës “Global Witness”, një grupi monitorues për ambjentalizmin.

Vdekja e aktivisteve të tilla është një humbje e madhe për komunitetet e margjinalizuara përreth botës./k.m/

Burimi: Open Democracy

 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest