Në Egjipt propozohet projektligji që dënon ateizmin

Foto: Pink NewsFoto: Pink News

 

Egjipti ka propozuar së fundmi një projektligj për të ndaluar ateizmin duke arsyetuar se mungesa e fesë  sjell që njerëzit të shndërrohen në homoseksualë.

Komisioni parlamentar mbi besimin fetar është shprehur në deklaratën e tyre se çdo formë promovuese e ateizmit do të përbëjë kundravatje ligjore dhe do të dënohet. Në deklaratë shpjegohet dhe arsyeja pse po merren masa të tilla kaq strikte, duke u shprehur se ateizmi shkakton çekuilibrim mendor, i cili mund të çojë drejt homoseksualitetit.

Ky projektligj së bashku me shumë iniciativa të tjera të ndërmarra nga autoritetet egjiptiane përbëjnë “mësymjen” nga ana e instancave shtetërore ndaj komunitetit LGBTQ+ në Egjipt.

Deri tani janë regjistruar 34 të arrestuar dhe të burgosur për vepra penale të lidhura me homoseksualitetin, si përshembull “degjenerim seksual”, “devijancë seksuale” etj.

Komisioni shpreson që me miratimin e këtij ligji do të mbështesë njëkohësisht një projektligj tjetër, konsideruar shumë të rrezikshëm nga aktivistët për të drejtat njerëzore.

Ky projektligj i dytë dënon marrëdhëniet seksuale në publik por jo vetëm, dhe në hapësira private , me një dënim që mund të variojë nga 1 deri në 3 vite heqje lirie./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest