#MosmaprekValbonën, marshim në mbrojtje të Parqeve Kombëtare

IMG_1042

Për disa ditë me rradhë qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar në mbrojtje të Valbonës dhe Parqeve Kombëtare. Marshimi i sotëm nga Monumenti i Pavarësisë drejt Kryeministrisë ishte kulmi i protestave 5 ditore (17-21 dhjetor) për ndalimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Natën e 20 dhjetorit, një grup aktivistësh e gdhinë duke qëndruar përpara Parlamentit për të vazhduar më pas me marshimin e ditës së sotme nga Parlamenti drejt Monumentit të Pavarësisë dhe Kryeministrisë.

“21 Dhjetori hap kapitullin e mospajtimit absolut me fatin e Valbonës të vendosur nga mendësia e pushtimit dhe shpërfytyrimit. Nuk ka tërheqje por përpjekje deri në ngadhënjim”, shkruhet në eventin e protestës  krijuar nga “Friends of Valbona” në Facebook.

Protestuesit theksuan se ndërtimet dhe betonimet po bëhen në një park kombëtar të mbrojtur me ligj dhe lejet e dhëna përbëjnë shkelje flagrante të disa ligjeve ndërtimore e mjedisore.

Ndër parrullat që shoqëruan protestën e sotme ishte edhe një procesverbal për takimin e mbajtur me banorët e zonës së Dragobisë për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e Valbonës. Në prosecverbal thuhet se banorët janë njohur me projektin dhe masat teknike për mbrojtjen e mjedisit dhe janë dakord me të. Por sipas protestuesve është abuzuar me firmat e banorëve. Ka persona që kanë firmosur nga tre herë si edhe rezultojnë pjesë e takimit dy banorë që nuk jetojnë më. /m.g/

IMG_1025

IMG_1027

IMG_1034

IMG_1037

IMG_1042

IMG_1048

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest