Liderit homofobik të Çeçenisë i ndalohet hyrja në SHBA

Foto: InstagramFoto: Instagram

 

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili orkestroi “spastrimin” kundër personave gej, është ndaluar kategorikisht të hyjë në territorin e SHBA sipas sanksioneve të bëra publike ditën e sotme.

Grupet monitoruese për të drejtat njerëzore kanë paralajmëruar që në fillim të vitit 2017 se autoritetet në rajonin e Çeçenisë, rajon autonom brenda Rusisë, kanë orkestruar një “spastrim” të dhunshëm ndaj komunitetit gej.

Në përgjigje të akuzave të ngritura, lideri çeçen Ramzan Kadyrov insistoi se homoseksualët nuk mund të quhen njerëz, ndaj zhdukja e tyre bëhet për të purifikuar gjakun e rajonit të Çeçenisë.

Sot, rreth tetë muaj pas raportimeve të para rreth këtij spastrimi, SHBA deklaroi sanksionet e para zyrtare kundër liderit Kadyrov.

Emri i tij u listua pranë emrave të tjerë të personave që e kanë të ndalaur me ligj të hyjnë në territorin e SHBA, kjo sipas Nenit të Magnitskit, i cili është përdorur për të dënuar personat nga Rusia që janë të përgjegjshëm për abuzimin e të drejtave nejrëzore.

Organizata të ndryshme për LGBT e përshëndetën dhe përgëzuan vendimin e marrë./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest