Lindjet e parakohshme, 400 foshnje humbën jetën gjatë vitit 2017

cropped-20131215-img_15573

Të paktën 3 mijë foshnja kanë lindur para kohe në Shqipëri gjatë vitit 2017, ndërsa 400 prej tyre kanë humbur jetën.

Sipas specialistëve, shkaqet e vdekshmërisë foshnjore janë të shumta, duke nisur që nga mos pasja e specialistëve në rrethe deri tek mbipopullimi i spitaleve në Tiranë. Probleme këto që sjell pamundësinë e dhënies së menjëhershme të ndihmës, foshnjave me probleme shëndetësore.

“Një i porsalindur pa frymëmarrje, që tentohet të ventilohet me presion pozitiv, reanimimi vonon për arsye njerëzish që nuk janë të pranishëm, ose që nuk janë efecientë në punën e tyre… Foshnja pas pak shfaq konvulsione, transferohet në spitalin e nivelit të tretë, vendoset transferimi sa më i shpejtë, mjeti i transportit i papërshtatshëm… fëmija përsërit konvulsionin gjatë rrugës dhe pas disa orësh që vjen në spital vdes”, tha Eduard Tushe, shef i Shërbimit të Neonatologjisë.

Krahas fëmijëve që lindin para kohe, një shqetësim i mjekëve specialistë është edhe numri i ulët i lindjeve për 27 vitet e fundit.

“Lindshmëria në vendin tonë ka rënë nga 90 e ca mijë lindje që kemi pasur në vit para viteve 90 ne tani jemi 35 mijë lindje në vit. Ne humbasim çdo vit rreth 300 – 400 fëmijë, kryesisht nga këta që lindin para kohe”, tha Gjoni.

Ndër faktorët që mund të ndikojnë në lindjet e parakohshme janë të shumta, nisur që nga komplikacionet shëndetësore, mënyra e jetesës si dhe kushtet e vështira në punë gjatë shtatzënisë.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest