Bashkimi Europian dështon në menaxhimin e krizës së emigracionit

Burimi: ReutersBurimi: Reuters

Kriza e shumëpërfolur evropiane rreth emigracionit dhe masave që duhen marrë për ta trajtuar atë solli diskutime të zjarrta në samitin e lidërve evropianë.

Ky samit nxorri në pah ndarjet e thella mbi mënyrën e trajtimit të krizës së ardhshme: emigracionin masiv. Diskutimet mbi emigracionin sollën ndarje midis lidërve evropianë .

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se solidariteti mbi menaxhimin e krizës së emigracionit nuk duhet të jetë selektiv, por të gjitha shtetet anëtare duhet të dakordësohen në këtë pikë. Gjermania ka ofruar strehim për më shumë se 1 milion azilkërkues në vitin 2015 dhe mbron politikat e ndarjes së refugjatëve përmes kuotave, edhe pse këto kuota trondisin vendet e tjera.

“Na duhet solidaritet jo vetëm në politikat rregulluese për ti dhënë fund krizës, por gjithashtu na duhet solidaritet midis nesh”. Dimitris Avramopoulos, komisioneri europian mbi emigracionin, shtoi gjatë samitit të zhvilluar se propozimet e dhëna për menaxhimin e krizës janë të papranueshme dhe anti-europiane.

Gjatë samitit u prezantua dhe plani i grupit të Vishegradit të vendeve të Europës Qendrore për financimin e masave për të ndaluar migrimin nga Libia, si dhe vendosjen e kuotave për refugjatët.

Kryeminsitri i Holandës, Mark Rutte e cilësoi “të turpshëm” planin e Vishengrandit.“Ishte shumë e dhimbshme. Duhet të punoni në frymën e solidaritetit. Ju nuk mund ta ndaloni kategorikisht atë për disa vende”.

Përpara samitit presidenti i Këshillit Europian i cilësoi këto kuota për refugjatët si “jo-efektive”./k.m/

Burimi: The Guardian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest