Sarajevë, “The Headhuner” dhe “UN Women” ndajnë çmimet për barazi në punësim

LGBTIQ_Index_-_Dodjela_nagrada-63331513161576

“The Headhunter” dhe “UN Women” mbajtën dje në Sarajevë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Indeksin LGBTIQ të Barazisë në Punësim.

Ky indeks është zhvilluar dy herë në Shqipëri dhe është një sistem që rendit kompanitë me politika dhe praktika përkrahëse ndaj të drejtave dhe dinjitetit të punëkërkuesve LGBTIQ.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të organizatave vendase dhe të huaja, kompani private si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Çmimet u dhanë nga David Saunders, përfaqësues i UN Women në Bosnje dhe Hercegovinë, Ambasadori i Britanisë – Edwards Ferguson, Ambasadori Gjerman – Christiane Hohmann si dhe CEO i grupit The Headhunter – Elton Ilirjani.

“Indeksi është përgatitur nga sektori privat, për sektorin privat. Ai vlerëson se në çfarë shkalle kompanitë dhe institucionet adresojnë diskriminimin dhe promovojnë barazinë në vendin e punës. Si një indeks për barazinë në vendin e punës, natyrisht që UN Women do kishte partneritet me një kompani të burimeve njerëzore për të mbështetur zbatimin e Indeksit” , u shpreh përfaqësuesi i UN Women në Bosnje dhe Hercegovinë, David Saunders.

“Megjithëse grupi The Headhunter e ka implementuar me sukses Indeksin për disa vite radhazi në rajon, është hera e parë që po e bëjmë këtë në Bosnje dhe Hercegovinë…. Qëllimi ynë është të dyfishojmë numrin e kompanive pjesëmarrëse vitin tjetër dhe të shohim zhvillime pozitive në praktikat e brendshme të kompanive me të cilat do të punojmë vitin e ardhshëm,” u shpreh CEO i grupit The Headhunter, Elton Ilirjani.

Çmimet e indeksit LGBTIQ të Barazisë në Punësim: 

“Dm-drogerie market” dhe “British Council” – Çmimet Gold

Center for “Investigative Journalism” –  Çmimin “Silver”

“Klix.ba”- Çmimi “Bronze”

Fotogaleri: 

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest