Privohet nga profesioni i pilotit ajror djali i infektuar me HIV

Foto: Getty ImagesFoto: Getty Images

 

Një djalë nga Britania është ndaluar që të bëhet pilot ajror pasi ky i fundit është i infektuar me virusin HIV.

Sipas medias “Buzzfeed News” personit në fjalë iu ndalua nga Autoriteti Civil i Aviacionit përmbushja e një prej aspiratave në jetë për tu bërë pilot dhe e gjitha kjo për shkak të statusit shëndetësor të tij. Si rezultat i vendimit të marrë nga ky autoritet, djali me nofkën “Anthony” e ka të pamundur të ndërmarrë ofertën nga kompania “EasyJet” për tiu bashkuar një trajnimi për pilotizëm ajror- edhe pse ka kursyer me vite të tëra për ta realizuar këtë trajnim.

“Ky vendim ka pasur një impakt rrënjësor tek unë sepse ajo do të thotë se zgjedhja e karrierës sime dhe ajo çfarë unë dëshiroj të bëj në jetë më është privuar, dhe shkak për këtë është se kam virusin HIV” u shpreh Anthony për “Buzzfeed”.

“Ëndrra ime e fëmijërisë do të mbetet me sa duket e parealizuar. Të pranuarit të diagnozës së HIV-it është një proces i vështirë, sepse ti mundohesh të besosh se nuk ka pengesa apo barriera kur diagnostikohesh me të, por ja që na ekzistonkan disa barriera” vijon Anthony.

Njerëzit e infektuar me virusin HIV lejohen të aplikojnë për licensën e pilotit ajror në vende si Holanda, Australia dhe Zelenda e Re.

Kat Smithson, drejtoreshë e fushatave ndërgjegjësuese pranë shoqatës “National AIDS Trust” u shpreh për “Buzzfeed”:

“Kanë ndodhur zhvillime të shpejta për grumbullimin e dijes së përgjithshme rreth virusit HIV, mënyrës si ai prek trupin tonë si dhe trajtimin kundër tij. Mbetet me rëndësi të madhe që këto zhvillime të bëhen pjesë e politikave nga ana institucionale në mënyrë që të eleminohen barrierat diskriminuese dhe të panevojshme. Ndaj apelojmë drejtpërdrejtë tek Autoriteti Civil i Aviacionit që të rishqyrtojë politikat e veta”/k.m/

Burimi: Metro News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest