Bashkia e Tiranës zëvendëson stacionin e biçikletave me parking privat

radio

Bashkia e Tiranës, një nga promovueset e përdorimit të biçikletave në kryeqytet, këtë herë e ka thyer premtimin për dy vende parkimi privat.

Bëhet fjalë për rrugën “Ismail Qemali” në zonën e ish-bllokut, një nga zonat më të ngarkuara me trafik, ku që prej vitit 2015 ishte krijuar një hapësirë për stacion biçikletash. Vet Bar “Radio” që ka bërë kërkesën për parkingun e biçikletave, ka denoncuar kthimin e saj në parkim privat. Në kërkesën e vitit 2015, Bashkia Tiranë përgjigjej:

…Bashkia e Tiranës në kuadër të përmirësimit të trafikut në qytet synon të promovoj lëvizjen me biçikleta si një mënyrë transporti duke i dhënë qytetit më shumë ajër të pastër, si dhe duke shtuar një praktikë qytetare dhe evropiane… Në përshtatje të fluksit të lëvizjes së gjithë përdoruesve të biçikletave në zonën që ju përshkruani miratojmë 1 (një) stacion për biçikleta në rrugën “Ismail Qemali”, në krah të aktivitetit tuaj…

25299233_1704686862917194_1037429995045501675_n

radio

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest