Personat transgjinorë fitojnë gjyqin historik në Australi

Foto: Mashable NewsFoto: Mashable News

 

Teksa Australia feston kalimin e ligjit për legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini, një gjyq i rëndësishëm është fituar po në Australi lidhur me të drejtat e personave transgjinorë.

Australia ishte vendi i fundit në botë ku fëmijët transgjinorë duhet të marrin autorizim nga gjykata në mënyrë që të lejohen për të marrë terapinë hormonale, edhe nëse prindërit e tyre ia kanë dhënë autorizimin.

Me sa duket ky problem është eleminuar pasi çështja ka marrë një vendim historik gjyqësor, duke i dhënë fund burokracive të gjata dhe të lodhshme. Më përpara që prej vitit 2013 kërkohej me detyrim që gjykata të miratonte fazën e dytë të terapisë hormonale.

Faza e parë e trajtimit hormonal lidhet me ngadalësimin e pubertetit.

Kurse faza e dytë përfshin administrimin e niveleve të estrogjenit ose testosteronit, duke lejuar në këtë mënyrë zhvillimin e karakteristikave pubertore të gjinisë me të cilën dëshirojnë adoleshentët transgjinorë të identifikohen.

Rasti në Gjykatë është ai i një transgjinori 16 vjeçar, i identifikuar thjesht si Kelvin i cili u regjistrua me seksin femër në lindje. Kelvin e kishte marrë autorizimin e të dy prindërve por gjithsesi duhet të priste për autorizimin tjetër nga Gjykata.

Procesi gjyqësor për këtë autorizim është një barrë e rëndë për personin transgjinor pasi në rast se Kelvinit nuk i jepet autorizimi atëhere shëndeti i tij dhe mirëqenia mendore do të përkeqësohej pasi ai ka nisur rrugën drejt tranzicionit gjinor.

Që prej vitit 2013 më shumë se 60 aplikantë e kanë marrë trajtimin hormonal të miratuar nga Gjykata. Trupi gjykues ka vendosur që ta eleminojë këtë burokraci.

“Adoleshentët transgjinorë do të kenë mundësi të akesosjnë trajtimin që është më i mirë për ta, duke marrë vendime në bashkëpunim me doktorët dhe prindërit, pa u marrë më me vonesën që Gjykata mund të imponojë mbi fëmijët transgjinorë” u shpreh trupi gjykues në verdiktin e dhënë./k.m/

Burimi: Mashable News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest